• |
ide | kryesore

Michelle Hunziker:Babai donte më shumë alkoolin se mua

Paparazzi, Slider



Michelle Hunziker ka treguar  publikisht mbi vështirësitë e saj në fëmijëri, për faj të të atit i cili ka qenë i alkoolizuar.

Ajo u shpreh se nuk e ka ndjerë kurrë dashurinë e tij por shihte vetëm anën e tij agresive, pasi filloi alkoolin. Megjithatë ajo e pranoi se pavarësisht gjithçkaje ajo ka qenë gati për ta falur të atin dhe për ta mbrojtur para të gjithëve nëse ai do të ishte pranë saj.

“Kur je fëmijë nuk ke mundësi t’i kuptosh prindërit. Një ditë kuptova, që edhe pse nuk e ndjeva kurrë dashurinë e babait, sepse ai më qëndronte ftohtë, pinte, thyente gjithçka që i dilte para, kur prindërit u ndanë, prisja që ai të më merrte, të më telefononte, por për shkak të alkoolit më harroi. Unë prisja me çantën në shpinë për orë e orë të tëra që ai të vinte të më merrte nga shkolla, se mbase kthehej një ditë dhe e mbroja para të gjithëve,” rrëfeu prezantuesja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *