• |
ide | kryesore

PD reagon pas aksioneve të policisë: Asnjë bos droge nuk është arrestuar

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj, deklaroi se asnjë nga bosët e vërtetë të drogës dhe krimit në Shqipëri nuk është arrestuar.

Sipas Alibeajt, bosët e vërtetë të krimit dhe drogës qëndrojnë të ulur në karrigen e kryeministrit bashkë me Edi Ramën.

Deklarata e Alibeajt: 

Asnjë nga bosët e vërtetë të krimit dhe drogës nuk është arrestuar. Balla përmendet në dosje, është i lirë, Vangjush Dako ka lidhje me krimin është i lirë. Qazim Sejdini i Zhytur në bandat e krimit. Të fortët e vërtetë janë bosët e krimit, që policia e Xhafës dhe Ardi Veliut nuk i arrestojnë. Xhafaj dhe Veliu kanë detyrimin sot të informojnë qytetarët se sa janë bosët e arrestuar, sa janë laboratorët e drogës të zbuluar nga policia shqiptare pa e kërkuar ndërkombëtarët.

Në Shqipëri ligji nuk do të ketë asnjëherë forcë ndaj bosëve të krimit, për sa kohë që këta të fundit janë të ulur bashkë me Edi Ramën, në karrigen e kryeministrit të vendit. 



5 Comments

  1. kapen 10 kilogram lesh negjmije,nja 20 kilogram lesh baba taku,frroku,gjinushi,dokle etj,dhe 20 thas bar enveri te thar qe te ushqejn lopet,delet e derrat si gr,jkl,agron etj

  2. E vertet. Hera e pare qe i jap te drejt alibeajt. Asnje koke e madhe nuk u kap. Duhet te ishte kap sala, luli, likia. Keta jan peshkaqenet, gjith te tjeret jan ca ushtar me misione te caktuara prej ketyre. Po edhe pak se po u afrohet fundi.

  3. Qani, mos ke syze, apo je shurdh, kete sta ka faj Alibej, por ato qe ke shkrojturper ato persona, mundohesh te mbulosh malin e keqeberesve rilindas e tufes zabrahane si ju. Jeni zullumqaret me te medhej te historise se shqiptareve, banalet politike me te poshter, e nga kjo do hani kokat tuaja te lukunise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *