• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Konflikti në familjen Ndoka për tokat në Shëngjin

Lajme, Të fundit

Përfshirja e ish-deputetit Arben Ndoka në aferën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare për tjetërsimin e pronave në Lezhë, është zbuluar gjatë hetimeve që po kryheshin për grupin e Shijakut, pjesë e të cilit ishte edhe vëllai i tij, Gjevi Ndoka.

Gjatë përgjimeve të kryera në kuadër të hetimeve, Prokuroria ka transkriptuar edhe një bisedë për një truall 5 mijë metra katrorë, që ishte në pronësi të Ndokës. Burime nga Prokuroria thanë se Gjevi Ndoka, në periudhën pas vitit 2013, ka qenë pjesëtarë i stafit të Prefekturës Lezhë.

Gjevi Ndoka e nis tjetërsimit të pronave, duke kërkuar nga një person me profesion topograf foto dhe filmime të hartave të pronave në atë zonë për të kuptuar nëse kanë apo jo ndërhyrje apo pronarë.

Zona ku vepronte grupi i Gjevi Ndoka ishin pronat në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rencit. Për herë të parë emri i ish-deputetit Arben Ndoka del pasi ai thirret nga Policia lokale për një sqarim në lidhje me një hetim, që po bëhej për tjetërsimin e pronave që, sipas dosjes, rezulton se janë përdorur edhe për ndërtime pallatesh.

Në praktikën nr.1018 të datës 13 korrik 2015, e sekuestruar nga Krimet e Rënda rezulton se Arben Ndoka, së bashku me vëllain e tij Gjevi dhe familjarë të tjerë, ndërhyjnë te zyrtarë lokalë, duke i korruptuar apo shantazhuar, duke përfituar toka kryesisht në bregdet. Gjatë përgjimeve, hetuesit kanë zbuluar një konflikt të nisur në familjen Ndoka për një pronë rreth 5 mijë m2 me pronar Arben Ndokën.

Kur ish-deputeti ka kryer verifikimet e tij, ka zbuluar se kjo pronë s’kishte kaluar në pronësi të tij, por në emër të dhëndrit, të Sandër Ndokës, vëllait të ndjerë të Ndokës.

E pikërisht ky veprim dyshohet se ka sjellë një konflikt ku ish-deputeti ka kërkuar që kjo tokë t’i hiqej dhëndrit të vëllait të tij e të rikthehej sërish në pronë-shtet e më pas ai e dinte vetë si do vepronte për të fituar pronësinë.

Ndoka rezulton se u ka kërkuar shpjegime edhe zyrtarëve lokalë, si atyre në Hipotekë dhe pranë zyrës së pronave. Në një nga përgjimet e Prokurorisë rezulton se Arben Ndoka i drejtohet të vëllait të tij Gjevi me fjalët “E keni bo, e, o gabim i madh ky, e ka bo. O bo ky, se ju e keni bo, nuk e bona unë”,  shkruan Panorama.

 

3 Comments

  1. OPERACIONI fillimi i qmenduris I DHJEREVE TE STALINIT rama,gjafa,balla,baba taku ,ruqi doli me sukse 199%:forca e krimit kapi 10 KILOGRAM LESH NEGJMIJE TE TJERURR DHE 120 KILOGRAM LESH NEGJMIJE,GJUSHI,QAZIMI,FRROKU,NDOKE,ROSHI,DOSHI TE PA TJERRURR.tjerrjen do e kryejn geroni,sajmir tahiri,regjep e rrahman rraja,artur bushi,taulant balla,linda xhillari,shullazi,pjerdh e dhin ndreu,gregori ,olsi etj.po ashtu kapen nji ton mut balili,nji ton kak lul berishe dhe nje mi kub shurr balili.me gjerat e kapura rilindja do te behj : leshi negjmijes jastek griselde ,leshi i negjmijes,frrokut,roshit,baba taku etj do ti bejn brek xhelili,mutin ushqim per kafshet gr,berti 1,2,3,agronin,jkl,dhe nja disa vullnetare te pa emer.kaken e balilit etj ju jep derrave,lopeve,deleve,kazaneve dhe gjelave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu