• |
ide | kryesore

Prangosen 6 persona në Malësi të Madh, u kapën me 80 kg drogë

Lajme, Të fundit

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga të policisë, ndërsa janë sekuestruar  80 kg drogë të llojit marijuanë.

Të arrestuarit janë Kristian Butaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazer Murçaj,  Lavdrim Nikaj, Ndue Milaj.

Këta shtetas u arrestuan në Tamarë të Malësisë së Madhe në afërsi të një pike kufitare duke tentuar ta transportojnë sasinë e drogës drejt Malit të Zi.

Këta persona dyshohen se vepronin si një grup i strukturuar, i cili mundësonte transportin e drogës.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një hetimi disa mujor përmes metodave speciale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu