• |
ide | kryesore

Rikthehet Champions, epiqendra në Teatrin e Ëndërrave: sfidohen Manchester e Juventus

F1, Sport



Emocione dhe pritshmëri, në fund të fundit, ashtu si ndodh sa herë Champions League rikthehet të luajë. Mes pretendentëve zbresin në fushë kampionët në fuqi të Real Madrid dhe Bayern Mynih, por skena europiane është e gjitha në Teatrin e Ëndërrave. Nuk përplasen në Old Trafford vetëm dy skuadra të mëdha, Manchester United e Juventus, por edhe njohje të vjetra, Pogba e Mourinho nga njëra anë, e Cristiano Ronaldo në krahun tjetër.

Torinezët janë ende të pamundur këtë sezon dhe vijnë në këtë ndeshje nga dy fitore. United kërkon provën e forcës në një ndeshje që me shumë mundësi përcakton dominancën e grupit.

Bayern Mynih ka mundësinë më të mirë, në transfertën me AEK, të nisë kthesën pas rezultateve që sollën zërat për largimin e mundshëm të Kovac. Tekniku mori mbështetjen frontale të drejtuesve bavarezë, por atmosfera brenda skuadrës nuk është e mirë.

Lyon e komplikoi vetë grupin F me barazimin në shtëpi, duke I dhënë mundësinë e rikthimit City, fitues vetëm në minutat e fundit në Hoffenhaim.

Real Madrid mund ti japë fund periudhës së errët dhe Lopetegui ti japë pak më shumë kohë vetes, me një fitore kundër modestëve të Plzen. Në anën tjetër Roma rrezikon shumë në sfidën me kryesuesit e grupit G CSKA Moskë, që në rast fitore do të kishte një siguri më shumë për kalimin e raundit.

NDESHJET
Champions League – Group E
18:55 AEK Athens – Bayern Munich
21:00 Ajax – Benfica
Champions League – Group F
21:00 Hoffenheim – Lyon
21:00 Shakhtar Donetsk – Manchester City
Champions League – Group G
21:00 Real Madrid – Viktoria Plzen
21:00 Roma – CSKA Moscow
Champions League – Group H
18:55 Young Boys – Valencia
21:00 Manchester United – Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *