• |
ide | kryesore

Provokimi që i hoqi trurin tifozëve të Juves/Mourinho tregon tre gishtat

Sport



Një histori e pafund e tifozëve dhe Jose Mourinhos e nuk bëhet fjale vetëm për ata të Juventus. Portugezi është i njohur për karizmën e tij dhe ironinë therëse, e ndonëse në pozita të vështira, me Manchester United që po humbiste në shtëpi, Special One i është përgjigjur me ironi, fyrjeve të tifozëve italianë.

Portugezi ka qenë në shënjestrën e tifozëve bardhezinj gjatë gjithë ndeshjen në Old Trafford: “Mourinho, njeriu i m…” apo “Mourinho i biri i kurvës” është thërritur shpesh në kor, por me qetësinë e tij të zakonshme, të paktën në aparencë, Mou ka ngritur përpjetë tre gishta duke rikujtuar tripletën me Interin në vitin 2010.

Mourinho mund të mbahet edhe me kujtime, por ndërkohë në Old Trafford ata që kanë festuar kanë qenë tifozët e Juventus…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *