Nuk ka zgjatur më shumë se 60 minuta rezistenca e AEK Athinë në sfidën e Champions League, përballë Bayern Mynih. Bavarezët, që vinin nga një moment i vështirë në kampionat, ku është vënë në diskutim edhe tekniku Kovac, kanë shpërthyer me dy gola të shpejtë, që kanë fundosur grekët.
Në minutën e 60 Martinez ka shënuar golin e avantazhit për bavarezët, ndërkohë që një aksion brilant është finalizuar dy minuta më pas nga Robert Lewandowski.