• |
ide | kryesore

Video/ Dominanca e Juventus fundos Mourinho, kthehen tek fitorja Real Madrid e Bayern Mynih

F1, Sport



Mbrëmje e madhe në Champions League, me Juventus fitues në Teatrin e Ëndërrave, pas 15 vjetësh nga përballja e fundit mes dy gjigantëve të kontinentit. Manchester United nuk mundi të prishte ecurinë pozitive të kampionëve të Italisë, por të paktën i lejoi vetes një ngushëllim, duke ndalur Cristiano Ronaldon të shënonte golin e ish-it. Fitore të rëndësishme për Real Madrid dhe Bayern Mynih, që shpresojnë të kenë kaluar momentin e keq, pas kësaj të marte.

Bavarezët janë imponuar jo pa probleme në Athinë, duke mundur AEK në një blitz 2 minutësh ku Martinez dhe Leëandoëski shkatërruan shpresat e grekëve për një pikë. Bavarezët kthehen në vendin e parë tashmë, nën shoqërinë e Ajax, që vazhdon të befasojë Grupin E, duke mundur 1-0 edhe Benfikën.

Avantazhin që krijoi në javën e parë, me fitoren në Manchester përballë City, Lyon e shpenzoi në dy javët që pasuan, me dy barazime, që e zbritën sërisht pas shpinës së anglezëve. 3-3 përfundon sfida në Gjermani, me francezët që u arritën në minutat shtesë nga goli i Joelinton. Asnjë diskutim për Citizens që e zgjidhën transfertën e tyre që në pjesën e parë, duke u ngjitur në 6 pikë, një më shumë se Lyon.

Real Madrid dhe Roma vazhdojnë garën e tyre paralele me fitoret e arritura respektivisht kundër Plzen dhe CSKA Moskë. Spanjollët i dhanë fund serisë negative dhe Lopetegui beson se mund të jetë fryma e duhur për tu përballur të dielën në Classico kundër Barcelonës. Benzema dhe Marcelo shënuan dy golat e fitores merengues, ndërsa Hrosovsky vetëm sa e bëri ndeshjen më interesante. Për tu shënuar fakti se golat u realizuan nga lojtarë të cilët konsiderohen në ikje nga Madridi.

Fitore edhe për Romën, që fiton betejën direkte me CSKA, duke e likuiduar 3-0 në Olimpico me të përhershmin Dzeko (dy gola për boshnjakun) dhe Under. Pikë të barabarta tashmë me Real dhe cështja e kreut do të vendoset në Romë.

Dybala ishte aktori protagonist në Teatrin e Ëndërrave. Argjentinasi shënoi golin deciziv në minutën e 17 të pjesës së parë, duke lejuar skuadrën e Allegrit të jetë me pikë të plota pas 3 ndeshjeve të para. Bardhezinjtë kanë siguruar tashmë vendin e parë të grupit, duke dominuar në Old Trafford, edhe pse në fund rrezikuan të pësonin golin e ish-it në goditjen e Pogba të stampuar në shtyllë.
Për Mourinho nuk është situatë e mirë, tashmë duhet të kujdeset për vendin e dytë sepse Valencia është në distancë parakalimi, pavarësisht se spanjollët edhe këtë herë, në barazimin 1-1 në Zvicër, treguan se nuk aspirojnë të vazhdojnë më tej në Champions…

REZULTATET E NDESHJEVE
Champions League – Group E
AEK Athens 0 – 2 FC Bayern München
Ajax 1 – 0 Benfica
Champions League – Group F
Hoffenheim 3 – 3 Lyon
Shakhtar Donetsk 0 – 3 Manchester City
Champions League – Group G
Real Madrid 2 – 1 Viktoria Plzen
Roma 3 – 0 CSKA Moscow
Champions League – Group H
Young Boys 1 – 1 Valencia
Manchester United 0 – 1 Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *