• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo dhe goli i mohuar në Old Trafford

Sport, Video

Cristiano Ronaldo e kishte bërë të ditur para ndeshjes se nuk do të festonte në rast se do të shënonte në ndeshjen e Champions League, kundër Manchester United, në Old Trafford, por rasti nuk iu dha sepse në portën e Djajve të kuq ishte një David de Gea monumental.


Portugezi provoi në tre raste, pa mundur dot të thyejë spanjollin e portës së Manchester, që kryeveprën e ruajti në minutën e 51, në një goditje spektakolare të CR7, që mori të njëjtën përgjigje nga De Gea.


I pritur ende si idhull nga tifozët e United në mbërritjen në aeroportin e Manchester, prezantuar në konferencën për shtyp me një bizhuteri dimantesh në orën që kushtonte 2 milionë euro dhe me fitoren e Juventus në Teatrin e Ëndërrave, një gol do të kishte qenë mbyllja ideale për mbrëmjen e Mbretit të kthyer për një natë në Manchester.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *