• |
ide | kryesore

Xhafaj luftë krimit me tekstet e Stresit: Kush guxon të bëj ‘të fortin’ përballë shtetit, policia do t’i ‘nxijë’ jetën

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas publikimit të të dhënave për operacionin “Ndëshkimi i të fortëve” të nisur që prej 20 shtatorit që ka çuar në pranga mbi 300 persona. Xhafaj shkruan të Twitter se do të ketë ndëshkim për të gjithë ata që bëjnë të fortin në lokale, lagje e qytete. Kush guxon të bëjë të fortin përballë shtetit, Policia do i nxijë jetë, kërcënon Xhafaj.

Ministri paralajmëron se së shpejti do të prezantohet paketa antikrim me masa më të ashpra.

‏“Forca e Ligjit në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor ‘Ndëshkimi i ‘të fortëve’ në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!
Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata ‘Të fortët’ e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj ‘të fortin’ përball shtetit, Policia do t’i ‘nxijë’ jetën!
Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!”, shkruan Xhafaj në Twitter.



4 Comments

  1. Po zbardh te tenden, duke mbrojtur vellane. Na trego per bemat ne Vlore te vellait, se ne Itali dihet, e pastaj mburru sic e ke zakon.,,,,,, Ja kur te na dale ndonje kopil kuqal, e te na kunder vihet, se jane hedhur ne sulm propagandistet e psikopatit.

  2. Ndoka6e hengri se e k ruajte me ranen e hedhur. Si mund te investoje klani Ndoka6e Avdulaj para klanit Rama. Si ne rastin e Amerikanit Mitre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *