• |
ide | kryesore

14 kallëpë tritoli në shtëpi, arrestohet 22-vjeçari në Kamëz

Lajme, Të fundit
policia-arrestim_1_0.jpg



Policia arrestoi një të ri në Kamëz, pasi gjatë një kontrolli në banesë i gjeti 14 kallëpë tritoli.

Policia njofton se është informuar në rrugë operative për të riun. Në pranga u vu 22-vjeçari Fatjon Leka, banues në “Fushë Arrëz” të Kamzës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në oborr i është gjetur e fshehur një qese plasmasi brenda së cilës kishte 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol.

I riu akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *