• |
ide | kryesore

Basha: Zgjedhjet vendore mund të jenë në të njëjtën kohë me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme

Lajme, Të fundit



Ndersa prezantoi programin e PD për bujqësinë me fërmerë të Kosmacit në Shkodër, Lulzim Basha tha se me zgjedhjet e ardhshme vendore mund të kemi edhe zgjedhje te parakohshme parlamentare, por kjo theksoi kryedemokrati është në dorë të qytetarëve.

Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë kohë fare mirë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam këtu për t’ju komunikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mencuri zgjedhjen e drejtuesve të duhur si në nivel lokal edhe qendror.”- deklaroi Basha ndër të tjera.

 “Jemi futur në një rreth vicioz. E blejnë pushtetin me lekë dhe e përdorin për të vjedhur më shumë. Në këtë rreth vicioz janë një grup pushtetarësh që përfitojnë, por humb i gjithë populli. Në asnjë vend nuk janë braktisur fermerët si në Shqipëri, ka qeveria e Edi Ramës, as Kosova, sheti më i ri, as Bosnja se Maqedonia jo e jo.” – u shpreh me tej Basha në takimin me fermerët.



7 Comments

  1. Ky deri dje na thoshte do djegim mandatet,tani do dy pale zgjedhje njeheresh,ti mor kaqol nuk mban dot nje kungull jo me dy kunguj,fol me manjanin njehere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *