• |
ide | kryesore

FOTO/ U refuzohet kërkesa për gjykim të veçuar, Çuko e Ndoka presin bashkë masën e arrestit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë është vënë nën masa të forta sigurie, në një kohë kur priten të jepen masat e sigurisë për grupin e trafikantëve të drogës, të arrestuar të hënën në operacionin e gjerë “Vol-Vo 4”.

Droga, korrupsioni dhe skema e tjetërsimit të tokave do të gjykohen si një histori e pandarë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila do të vlerësojë kushtet sesi u arrestuan dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Avokati i këtij të fundit kërkoi në seancë që çështja ndaj klientit të tij të gjykohet e veçuar, por trupa gjykuese ia ka mohuar këtë kërkesë.

Po ashtu edhe grupi “Ndoka” ka kërkuar të gjykohet i veçuar nga çështja “Avdyli”, por kjo është refuzuar nga Gjykata pasi ka dyshime se të afërm të ish-deputetit janë përgjuar teksa bisedojnë me anëtarë të grupit “Avdyli” për trafik droge.

Gjatë seancës gjyqësore, një prej të pandehurve, Vlash Gazulli, humbi ndjenjat dhe e dërguan për trajtim mjekësor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *