• |
ide | kryesore

Gënjeshtra e Ramës për Bypassin e Fierit. Para disa javësh zotohej për përfundim të projektit në fillim të sezonit, sot flet për hapje të trasesë

Lajme, Të fundit



Mes padurimit nga ngecja ndër vite dhe entuziasmit, kryeministri Edi Rama njoftoi sot lajmin për sigurimin e financimit nga BERZH të dy projekteve insfrastrukturore të rëndësishme në jug të vendit; Bypassin e Fierit dhe Vlorës.

“Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik”, shkruan Rama në Twitter.

Por kjo që thotë kryeministri bie në kundërshti me çfarë ai ka deklaruar muaj më parë. Nëse i referohemi vetëm intervistës së tij te emisioni ‘Open’ disa javë më parë, Rama deklaroi se Bypassi i Fierit do të jetë gati për sezonin tjetër turistik.

Pra, projekti do të jetë i përfunduar. Ndërkohë në reagimin e sotëm, kryeministri flet ‘hapje traseje’ për sezonin e ardhshëm.

Faktikisht traseja e kësaj rruge është e hapur prej kohësh, thjesht përfundimi i saj është zvarritur ndonëse Rama e ka premtuar vit pas viti. Ajo që kryeministri duhet të thotë dhe që praktikisht u invereson qytetarëve që bllokohen në trafik sidomos gjatë sezonit veror, është se kur do të përfundojë ky projekt.

Hapja e trasesë së rrugës, që faktikisht është hapur, nuk do të thotë përfundim i projektit.

“Tani procesi ka përfunduar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigjja përfundimtare e bankës, të lidhet kontrata dhe sezoni i ardhshëm ta gjejë rrugën e bypass-it të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar plotësisht. Kështu që kompletohet gjithë lidhja me Vlorën”, deklaronte Rama shtator të këtij viti.

©LAPSI.al 



8 Comments

  1. PO SE NUK VARET NGA AI O BYTHQIRAT E LAPSIT !

    VARET NGA KUSH JEP PARET.

    NE CDO GJE TE MIRE JU GJITHMONE DO GJENI NJE BISHT. JENI TE PAPARE NE FUSHEN E SHKERDHATERISE

    1. biza ik ne qenef negjmije se aty ka sa te don miza,paska para per kokain te rames,qenefe te negjmijes ku ti e rama jeni lindur,per ppp pidh,pordha,pleshta e per rrug jo.

  2. Biza qe ti paska tha trute gjiza, leket jane dhene me kohe pasi ky projekt ka te pakten 5 vjet qe eshte miratu, po ku ke haber ti se cfare ndodh pertej ures se Lanes

  3. Me mashtrimet e genjeshtrat erdhi ne pushtet, pasi edhe ne kete mesele vodhi votat, por inshalla se ka te gjate, se ka marre popullin me qafe.Keto rruge i ka lene qe ti beje nekohen e zgjedhjeve, per te fituar pike, por bemat e zeza jane shume here me te medha se nje, e dy rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *