• |
ide | kryesore

Irani parandalon sulmet terroriste, 15 ekstremistë në pranga

Planet



15 persona, anëtarë të tre celulave terroriste që po planifikonin sulme kundër pelegrinëve iranianë që niseshin për në vendet e shenjta shiite në Irak, u arrestuan.

Ky operacion u zhvillua në provincën jugperëndimore iraniane të Kuzestanit, në kufij me Irakun. Lajmin e bëri me dije ministri iranian i Inteligjencës, Mahmud Alavi.

Sipas Alavit, të arrestuarit po projektonin që të kryenin sulme vetëvrasëse kundër pelegrinëve iranianë që në këto ditë shkojnë në Irak për të vizituar Karbalan.

Pritet të vijnë rreth dy milionë iranianë këto ditë në Karbala, nga të cilët një milionë e gjysmë kanë mbërritur në këtë qytet të shenjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *