• |
ide | kryesore

Ndërron jetë në dhomën e paraburgimit 45-vjeçari në Tiranë, dyshohet nga një atak kardiak

Lajme, Të fundit



Një i ndaluar nga policia ka ndërruar jetën në dhomën e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3 në kryeqytet.

Mësohet se  viktima është Dritan Rica 45 vjeç dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk rezulton të ketë shenja në trup.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur  si pasojë e një arresti kardiak.

Viktima ishte ndaluar për akuzën e vjedhjes. 45-vjecari është dërguar tek Urgjenca e Tiranës, por nuk ka mundur të shpëtojë.

 Njoftimi i policisë:

Më datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, ka ndërruar jetë i ndaluari D. R., 45 vjeç. Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak. Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *