• |
ide | kryesore

“Niçja” i Shijakut, në burg për trafik droge dhe i punësuar në Portin e Durrësit

Lajme, Të fundit



Në deklaratën për mediat pas goditjes së grupit të Shijakut, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu lexoi disa pseudonime të të arrestuarve në Shijak, njërin prej të cilëve e përmendi si “Niçja”. Veliu tha se bëhej fjalë për Altin Avdylin, një prej të arrestuarve të grupit.

Por sipas një dokumenti që shpërndau në rrjetet sociale, ish kryeministri Berisha, rezulton se Niçja i Shijakut të ketë qenë një punonjës i shtetit, madje në detyrë që ditën që u arrestua e deri sot, e mërkurë 24 tetor, 2018.

Këtë datë mban shkresa më poshtë, ku është firmosur lirimi i të arrestuarit dhe ku i jepet urdhër Financës së Portit të shlyejë të gjitha detyrimet me këtë person.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *