• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Familjarët e Arben Ndokës blinin votat për PS në zgjedhjet e 2017 në Lezhë

Lajme, Të fundit



Nga përgjimet e pjestarëve të familjes Ndoka, të arrestuar për tjetërsim pronash në Lezhë, prokuroria ka regjistruar edhe biseda ku flitej për blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Më saktë, ka qenë Gjevi Ndoka, vëllai i ish deputetit të PS-së që siç ka rezultuar nga përgjimet, merrej me blerjen e votave në Lezhë.

Lapsi.al ka veçuar një pjesë të dosjes, ku është regjistruar kjo e dhënë.

“Po ashtu nga përgjimet e telefonave celular në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka evidentohet se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë si para dhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë të vitit 2017 është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla (para) zgjedhësve për të votuar kandidatët për deputet nën siglën e Partisë Socialiste, të dhëna këto që dalin nga përgjimet ku për dokumentimin e fakteve” shkruhet në dosje.

Duhet thënë se Arben Ndoka nuk kandidoi në zgjedhjet parlamentarë të vitit 2017, pasi nuk ia lejonte ligji për dekriminalizimin. Por ai u shfaq hapur në fushatë përkrah kandidatëve socialistë dhe nuk e fshehu angazhimin në takimet me qytetarët.

Asokohe opozita e akuzoi Ramën se nuk i kishte shkëputur marrëdhëniet nga Arben Ndoka, subjekt i ligjit për dekriminalizimin, por siç tregon ky zbulim i prokurorisë, kostot që mori në zgjedhje nga ky denoncim, Edi Rama i kompensonte me votat e blera nga ish deputeti i tij.©Lapsi.al



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *