• |
ide | kryesore

Selfie me një invazor, CR7 rigjen Ferguson në Manchester: “Bukur të të shoh në formë, shef”

Sport



Për Cristiano Ronaldo trasferta e Manchester ishte rasti për tu takuar me ish-trajnerin e tij të Djajve të Kuq. “Një trajner i madh e një njeri i mrekullueshëm. Më ka mësuar shumë gjëra, brenda dhe jashtë fushës. Është bukur të të shoh në formë, shef!”, kështu Cristiano Ronaldo ka përshëndetur Alex Ferguson në Twitter.

Nuk shënoi, por gara e Cristiano Ronaldo në kthimin e tij në Old Trafford nuk kaloi pa vëmendje. Idhull i padiskutueshëm e asnjëherë i harruar nga tifozeria e Red Devils, portugezi ishte objektivi i invazionit të trefishtë të fushës gjatë Manchester United-Juventus. Por vetëm njëri ka qenë me fat: arriti pranë pesë herë Topit të Artë, kur u bllokua nga siguria, kështu që Ronaldo e lumturoi me një selfie kujtim nga numri 7 bardhezi.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *