• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona fiton edhe pa Messin, Napolit i ikën fitorja në fund

F1, Sport, Video



Spektakël dhe gola në mbrëmjen e Champions League ku të mëdhatë treguan forcën, ndërsa nuk munguan edhe surprizat. Provë e madhe e Barcelonës dhe Liverpool, por befasinë më të hidhur e provoi Napoli, që i shpëtoi nga duart fitorja në Parc de Prince në minutën e dytë shtesë.

Grupi A ka tashmë një lider dhe është Borussia Dortmund. gjermanët plotësojnë tre fitore rradhazi, duke shkatërruar plotësisht Atletiko Madrid, që mbetet me 6 pikë. Në Signal Iduna Parc skuadra e Simeones është shthurur tërësisht nën goditjet e Witsel, Sancho e Guerreiros, duke pësuar humbjen më të rëndë të këtij sezoni (4-0).

Për Grupin B kreu është i vetëm për Barcelonën, që pa Messin në fushë, por në tribunë, ka thyer 2-0 Inter, duke i shkaktuar skuadrës së Spalletti humbjen e parë pas 7 rezultateve pozitive radhazi. Zikaltrit janë ndëshkuar nga lojtari që një vit më parë luante në huazim për zikaltrit dhe që kërkuan ta merrnin sërisht në verë.

Rafinha e thjeshtoi lojën e Barcelonës, që mbylli llogaritë me Jordi Alba. 9 pikë për katalanasit dhe 6 për Inter, që shpreson shumë ti kthejë reston në ndeshjen e ardhshme në San Siro.

Tottenham nuk mund dot PSV Eidhoven, por të paktën të dy ekipet kanë tashmë nga një pikë dhe do të luajnë në Wembley sfidën decizive për vendin e tretë, duke qenë se dy skuadrat e kualifikuara janë të vendosura.

Goleadë e Liverpool, në Grupin C përballë Crvena Zvezda. Serbët që mezi presin Shaqirin ti shkojë në Beograd, këtë herë kanë parë kosovarin ti shkatërrojë linjat dhe të ndihmojë të kuqtë të triumfojnë 4-0. Skuadra e Klopp merr tani vendin e parë në një grup ku cdo gabim kushton.

6 pikë për anglezët, të ndjekur nga Napoli, që jo vetëm rezistoi në Parc de Prince, por vetëm një mrekulli e Di Marias i hoqi nga duart një fitore, që do ta kishte komplikuar shumë cështjen e kualifikimit për francezët.

Ancelotti tregoi se e njeh shumë mirë ish-skuadrën e tij dhe praktikisht bëri cdo gjë vetë: kaloi në avantazh, barazoi duke shënuar në portën e tij dhe më pas rimori avantazhin, përpara se Di Maria të vendoste barazimin 2-2 në minutën e dytë shtesë.

Për Grupin D, Galatasaray humbi shansin më të mirë për tu vënë në krye të grupit, i bllokuar pa gola me Schalke 04. Kaq ka mjaftuar që të përfitojë Porto, fitues 1-3 në transfertën e Lokomotivës së Moskës, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve, dy më shumë se gjermanët dhe 3 mbi turqit e Galatasaray.

REZULTATET E NDESHJEVE
Champions League – Group A
Club Brugge 1 – 1 Monaco
Borussia Dortmund 4 – 0 Atletico Madrid
Champions League – Group B
PSV Eindhoven 2 – 2 Tottenham Hotspur
Barcelona 2 – 0 Inter
Champions League – Group C
Liverpool 4 – 0 FK Crvena Zvezda
Paris Saint Germain 2 – 2 Napoli
Champions League – Group D
Galatasaray 0 – 0 Schalke 04
Lokomotiv Moscow 1 – 3 FC Porto



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *