• |
ide | kryesore

80 kg drogë në Malësi të Madhe, gjykata lë në burg 6 të arrestuarit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për 6 personat e arrestuar në Tamarë të Malësisë së Madhe pasi iu gjetën 80 kilogramë drogë.

Masa e sigurisë u dha për Kristjana Bujajn, Gjeto Pepajn, Pllum Murçajn, Lazër Murçajn, Lavdrim Nikajn dhe Ndue Nilajn.

Të dyshuarit në sallën e gjyqit nuk kanë pranuar akuzat e prokurorisë ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë lehtësuese ndaj tyre por gjykata vendosi “Arrest me Burg”, shkruan gazeta panorama.

Këta persona u arrestuan në Tamarë të Malësisë së Madhe, në afërsi të një pike kufitare dy ditë më parë, duke tentuar ta transportonin sasinë e drogës drejt Malit te Zi.

Nga hetimet, këta persona dyshohen si një grup që mundësonin transportin e drogës. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve në rrugë operative dhe një hetimi disa mujor përmes metodave speciale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *