• |
ide | kryesore

Ancelotti, ironia pas barazimit: “Di Maria, edhe mund të godisje jashtë”

Sport, Video



Napoli i Carlo Ancelotti meritoi duartrokitje pas inteligjencën taktike me të cilën luajti kundër Paris Saint-Germain. Tekniku nga Reggiolo, Carlo Ancelotti, e befasoi ish-skuadrën e tij në cdo aspect, përpara se të befasohej vetë në minutën e fundit shtesë nga një gol spektakolar i Angel Di Maria: “I kënaqur sepse gati fituam, por me keqardhje se nuk morëm 3 pikët në shtëpi”, ka deklaruar pas ndeshjes.

Ajo që e ka dëshpëruar më tepër Ancelottin ishte mënyra e pësimit të golave: i pari me autogolin e Mario Rui, i dyti me një goditje spektakolare e Di Marias në të 93’. E për argjentinasin, dikur beniamin i teknikut në kohët e Real Madrid, Ancelotti nuk e kurseu batutën ironike: “Nuk e njollos një ndeshje të bukur: “I jam shumë mirënjohës atij për atë që bëmë tek Real, por këtë herë nëse do të godiste jashtë, do të ishte më mirë”.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ld/ldag.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *