• |
ide | kryesore

Basha: Krimi i ka siguruar Edi Ramës 15 mandate

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp ditën e sotme tha se kriminelët i kanë dhënë Edi Ramës 10-15 mandate.

Sipas liderit opozitar, lidhjet e krimit me qeverinë tashmë janë të qarta.

“Çdo ditë që kalon po provon se çështjet dhe kauzat për të cilat Partia Demokratike ka luftuar me një kosto të lartë politike, më në fund janë të qarta para syve të gjithë shqiptarëve: Gjendja e drogës që ne denoncuam u bë e qartë për të gjithë shqiptarët; Kriminelët në Kuvend u bënë të qartë për të gjithë shqiptarët; Lidhjet e ministrave dhe politikanëve me trafikun e drogës u bënë të ditura. Tashmë kanë dalë në dritë edhe provat zyrtare, të krimit të të gjitha krimeve: marrja e pushtetit nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin.

Kriminelët e Fushë Krujës grabitën vota për Edi Ramë në zgjedhjet e 2017, nën drejtimin direkt të deputetit Rahman Rraja. Vetë djali i Rrajës u hetua për blerje votash dhe për kërcënim ndaj votuesve por hetimet ndaj tij u mbyllën.

Grupi Rraja ka qenë i vetmi shtab elektoral i PS-së në Krujë aq sa Rraja i vogël ndihet oponenti ynë zgjedhor dhe sfidon opozitën në zgjedhje, duke provuar hapur se konkuruesi ynë zgjedhor nuk janë socialistët por janë kriminelët e rekrutuar nga Edi Rama.

Përgjimet kane nxjerrë në dritë faktin se kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për grabitjen e votave për llogari të PS, Vangjush Dakos dhe deputetëve të Edi Ramës. Bashkë me Ramën, në pushtet erdhën edhe Avdylajt, ndaj ky grup kriminal u fuqizua në një grup të rrezikshëm ndërkombëtar të drogës.

Në përgjimet e Lezhës është e njejta gjë, Ndokat kanë qenë bandë elektorale e PS-së.

Në Kavajë del qartë se Elvis Roshi ka bërë të njejtën gjë, së bashku me Gent Dajën. Madje aty krimi dhe pushteti edhe formalisht u shkrinë në një në personin e Elvis Roshit.

Në Elbasan Qazim Sejdini ka bërë të njejtën gjë, trafikantët e drogës dhe pushteti i tij janë një,

Njësoj në Dibër, Prokuroria ka një dosje tjetër ku hetohet për vjedhjen e votave në Dibër ku është përfshirë Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri.

Sot mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës.

Ajo që është e vërtetë është po ashtu se 2017 ishte përsëritje në përmasa edhe më të mëdha e 2013-s. Në 2013, modeli ishte që kriminelët vetë i bëri deputetë.

Burimi i krimit në politikë, i korrupsionit dhe i rritjes së krimit në rrugë është krimi elektoral.

Një pushtet që merret me ndihmëm e kriminelëve do të punojë me kriminelët për kriminelët:

Një pushtet që buron nga krimi, do të ekzistojë si pushtet i krimit.

Në momentin që Edi Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të fituar zgjedhjet, në Shqipëri mori fund çdo lloj procesi politik. Mori fund cdo lloj mundësie që të qeverisej për popullin dhe në emër të popullit,” u shpreh Basha.



12 Comments

  1. u dorezua ky? Po jep doreheqjen pra te vije dikush tjeter qe i fiton zgjedhjet! E di qe rama e ka te sigurte mandatin se kete spo e votojne me as te vetet e tani ngriti duart. Edhe ne 2009 e 2013 vidheshin e bliheshin zgjedhjet njesoj si sot

    1. i pa emer e i pa tru por me mut stalini ne kok. nuk u dorzua ky por po ju zhvesh cullak para ter botes,tash po shifet se kush keni qen,jeni e do te jeni ju krymbat e qenefit negjmije qe u ngjizet e lindet me mut stalini.pikerisht zoteria basha nji nga nji po ju heq kriminelet si femijve dhembet kur u levizin.ti vazhdo ha mut si maciavei,lu,vllahutin,kukan,fajon,kocijanqiq qe i blet per nji shtepi,kurse lloji yt u shit per nji bisht ngjale qe rama e la tepric kur i thithi metes ne lalz.lum ju derrat e koperatives stalin.

  2. Qent lehin karvani hecen perpara. Po te dije te trajtoje nje kauz te vertete per zhvillimin e vendit dhe po te kontribuoje ne jeten politike te vendit ashtu sic duhet sdo gezoje neveri nga populli , megjithate fillo gjumin letargjik se erdhi dimri .

  3. Te ka ren ritmi i ikjes se zerit qe kur te doli fallco “babalja” ke ndyshuar strategji po shpif qetesisht,mos harro kjo ste perjashton nga pergjegjesia penale . shendet e te fala babales

  4. Te gjithe ata qe po diskutojne per Bashen, sot e fituan buken e perditeshme dhe ta mbyllin. Thelbesorja ne gjithe deklaretn dhe pergjigjet e Bashes nuk eshte ajo me te cilen po merren dhe nga kjo kuptohet lehtesisht. Problemi qendron diku tjeter. Te gjithe e dime qe ne votimet e kaluara ka patur presion, blerje vote etj. Kete e thote edhe raporti i OSBE kur pranon se 20% e votave jane te shitura ose te marra me presion. Pra te pakten 10% e njerezve e kane shitur voten dhe ne kete kontekst, Basha kur ngre kauzen e votimeve te lira e te ndershme, krijon nje kauze qe nuk iu intereson shume njerezve te cilet mezi c’presin te vine votimet per te ngrene nje dreke si njerez. Pra kjo kauze sikur nuk qendron fort . Po te ngrinte nje kauze per shtrenjtimin me 50 leke te reja te karburantit, rritje e cmimit qe eshte artificiale, do bente me shume njerez per vete. Por ajo qe eshte me e rendesishmja eshe se Basha nuk jep menyren se si do te zgjidhen probleet e shumta qe ka ky vend. Demokracia eshte sistem ku votuesit “i japin me qera” drejtimin e vendit nje grupimi te caktuar politik dhe Basha vetem denoncon, nuk jep asnje rrugezgjidhjue. PD me Bashen eshte kthyer ne nje emision investigativ dhe asgje me teper. Ky eshte problemi kryesor per njerezit qe duan te jetojne ne kete vend dhe nuk jane portiere te Milanit apo Interit

    1. buken e fitoj me djersen time un ndryshe nga disa qe lepihen prane shqupit me shpresen qe nje dit ai kukulla prej druri te behet kryeminister e te merrni shperblimet , nje gje duhet te dish qe po te mbledhesh zullumet e lul gjumit nuk ja del nje jave tii numerosh nga vjedhja e rruges se kombit deri te fshehja si skuth kur dha urdherin per 4 vrasjeve te 21 janarit pa llogaritur dhe vjedhjet ne kosove me argiten e saliut kshu qe .. sa per presionin tek zgjedhjet jepi nje te lexuar historise se zgjedhjeve 1991_2019 se qeke i painformuar.

  5. Ti more kaqol hyre ne qeveri si garanci per zgjedhjet min e brendshem dhe drejtesise ishin te pd plus te tjere,por keta e kishin porosi te mereshin pe tendera me porosi te kunatit,tani behu gati te hysh ne zgjedhje dhe pastaj shko ne te semes mor kaqol

  6. E vertete, portieri i Milanit e fiton bukem e gojes me djerse, biles edhe kur ben gafa ne minuten e 93 si ne ndeshjen me Interin te dielen me duket, apo jo? Por nuk kuptoj dicka, c’lidhje kam me shqupin? Sepse jam kunder rritjes fiktive te cmimit te karburantit? Ok o cuno, bleje me dyfishin e cmimit biles m”i ler edhe mua nja 500 litra te paguara. Mendo sikur ato qe nena Parti te ka dhene per te shkruar ne portale, po ia kthen perseri dhe “nena” yte e madhe do jete krenare per cunat si ti qe pranojne te bejne edhe pune vullnetare. Sa per ate qe thua se pres qe te behet ai kukulla prej druri kryeminister per te perfituar ndonje gje, bej kujdes se eshte shpifjeeeee dhe mund te te coj ne gjyq e do te duhet te shkruash edhe disa vjet ne portale per te me demshperblyer. Aha se mos te harroj edhe dicka tjeter, ngaqe e kishe lexuar shume kujdes dhe e kishe kuptuar shume mire se cfare kisha shkruar, desha te te pyes a e ke mbaruar tetvjecaren tek Kristali, apo u mbyll shkolla pa e mberuar ende ti?

  7. Humbes ne cdo aspekt. Njeriu me i papershtacem per opoziten. Keshtu eshte kur nuk e fiton por ta falin karrigen.

  8. Te gjitha jane te verteta, por marreveshjen me kryejalene nuk na e trgove! Te besojme vetem kur shqiptaret te dijne per ate marreveshje te fshehte
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *