• |
ide | kryesore

Basha: Po shpenzohen miliona për të hequr fletë-arrestin e Dakos

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha tha se po pengohen hetimet për kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe po shpenzohen miliona për fshehjen e fletë-arresteve.

Duke folur pwr arrestimet e fundit të kryera nga Policia e Shtetit, Basha u shpreh se ky ishte një operacion për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve dhe për të shpëtuar peshqit e mëdhenj. Sipas tij, peshku më i madh është kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Dako figuron prej dy vitesh si personat kyç të bashkëpunimit me Avdyulajt, ku në mbështetje për të siguruar votat, iu ofronte atyre favore në punësime. Qëndrimi i opozitës është i qartë dhe unik. Nuk mund të pranojmë  me që qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtare për t’u hedhur  hi syve. Sepse janë arrestuar disa peshq të vegjël. Ky aksion është për të larguar vëmendje ndaj peshqve të mëdhenj, peshk i madh është Vangjush Dakon. Pyetja  është se kush nuk lejon arrestimin e Dakos? Sa para po shpenzohen për ta mbrojtura atë?. Po jepen  miliona për të hequr fletë-arrestet”, tha Basha.



4 Comments

  1. Rilindja me duket se ka nje departament “ANTISHPIFJE” pse se hedh ne gjyq”DAKO” qe te ndertoje cerdhe ose kopesht .Kjo pune mba pak ere “XHUXHI”

  2. Po ta vertetosh ti qe ‘xhuxhi’ eshte Dako.. atehere shko dhe ndihmoje prokurorine me kete ‘investigimin’ tend.. dhe do shohesh qe flet arresti do pritet brenda dites.

    Asgje te keq nuk ka te shkosh ne prokurori dhe tju thuash.. ate qe nuk e gjeni do ju e gjeta une !.. Ja ku e keni : XHUXHI eshte DAKO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *