• |
ide | kryesore

Bëmat e Lali Erit/ Gënjeshtra skandaloze e Lejfenit të Tiranës

Arkiva, Kryesore



Të gjitha mediat pro qeverisë dje kanë njoftuar njëzëri dhurantën që Erion Veliaj i bëri shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamëz, që përbëhej nga dy kompjuterë për laboratorin e informatikës. Në këto media u publikua fotoja e kryebashkiakut ku shndërinte fytyra e shëndetshme e drejtorit të shkollës, tek merrte në dorëzim kartonët e pahapur. Por kulmi i pacipërsisë arriti kur të gjitha mediat publikuan pa iu skuqur faqja deklaratën e bashkisë ku thuhej se kjo dhuratë ishte pjesë e fondit të fituar nga Veliaj në përballje me një shpifës demokrat të këshillit bashkiak.

Fakti është se gjykata e shkallës së parë Tiranë ka dhënë një vendim gjyqësor pro Veliajt. Që në 2 janar 2018, Kryebashkiaku paditi këshilltarin demokrat Akil Kraja për ‘cënim të nderit dhe dinjitetit të paditësit duke dhënë deklarata të pavërteta, si dhe duke e fyer atë si dhe duke i cënuar paditësit reputacionin dhe personalitetin’.

Gjyqtarja Regleta Panajoti, -që aktualisht kandidon për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, më 23 tetor, i dha  të drejtë kryebashkiakut dhe dënoi këshilltarin Kraja me 250 mijë lekë me akuzën se ai nuk ka thënë të vërtetën, kur ka deklaruar se ‘rritja e çmimit të ujit është e pajustifikuar dhe të gjitha të dhënat tregojnë se është një aferë e madhe korruptive për privatizimin e ujësjellës kanalizime, UKT-së’. Sipas znj Panajoti kjo akuzë ka ‘turbulluar gjëndjen shpirtërore’ të kryebashkiakut.

Deri këtu, sado skandaloze që të duket situata, ajo është brenda kufinjve të logjikës. Por estrada fillon më pas.

Menjëherë pasi e mori këtë vendim të drejtësisë Lali Eri bëri deklaratën e djeshme se ai paratë e fituara do i shpinte për shkollën e Kodër Kamzës.

Por edhe më injorantët e dinë se ai nuk mund ta bënte një gjë të tillë, pasi ato lekë nuk mund të dizbursohen menjëherë. Se në Republikën e Shqipërisë, asnjë vendim nuk mund të quhet i formës së prerë dhe nuk mund të ekzekutohet pa u konfirmuar edhe në Apel. Pra procesi që Veliaj e quan tashmë të fituar, nuk ka pëfunduar dhe për më tepër, ai, nuk ka marrë asnjë lek prej tij.

Por, spazmat drithëruese të këtij Lejfeni modern (personazh i famshëm i realizmit socialist kinez) për të dalë në media, pafytyrësia prej lakeu për tu bërë zbatuesi i parë i porosisë së Ramës për ti çuar paratë e fituara nga proceset për shpifje për shkollat, dhe ankthi i atij që ka dorë për tu shfaqur si bamirës, e detyruan Lali Erin të gënjejë kaq trashë publikisht, duke thënë se ai kompjuterat e falur i ka nga paratë e gjyqit. Mashtrim! Ai ato para nuk i ka marrë dhe të gjithë nxënësit Kodër Kamzës që do ti shohin ata dy kompjutera në laboratorin e informatikës, sado që ti gëzohen kësaj “dhurate” do të shohin bashkë me të edhe objektin simbol të një palaçoje, që kur gënjeu me dasmën e vet nuk e  ka për gjë ta bëjë me një shkollë periferie.

PS.Këtë radhë nuk po bëjmë asnjë koment për kolegët tanë që janë të gatshëm të botojnë çdo gomarrlëk të Veliajt. Sepse në fakt ata na shërbejnë më mirë për të kuptuar se ç’është në gjendje të nxjerrë nga goja.©Lapsi.al



16 Comments

    1. Ore debil… ma gjej ate deklaraten e bashkise se ‘KETO KOMPJUTRA U BLENE ME PARATE E MARRA NGA GJYQI… ”

      Bashkia nuk ka bere kurre kete deklarate.. ! E kane bere port-halet pro qeveritare.

      Dhe Shkurdhaku , si kopil qe eshte.. genjen por ne krahun tjeter ( si port-hal antiqeveritar) kur e ben fakt te kryer qe bashkia ka bere nje deklarate te till. Ai e di shume mire qe asnje deklarate nuk eshte bere.

      Por… meqe te tjeret po genjejne , pse mos genjej dhe une..

      Dhe nese ti e ke besuar ket elajm te Shkurdhakut .. e meriton te genjehesh.

      1. Jo më një “port-hale” po “port-gjiriz” i gënjeshtrave të trasha është bërë Erion Veliaj me namin që la në Parlamentin Europian me denoncimin për Griseldën. Shqiptarëz i kanë bërë barcoleta edhe gënjeshtrat e tij të trasha se bëri dasmë me paratë e pensionit të mamasë, apo se u pasurua duke shitur fiq. Nuk mund të gjykojnë krimbat e haleve për port*halet.

        1. ti dukesh qarte qe ne vend te trurit ke mut.. O debil asnje nuk kundershton se shkolles ne kamez ju dhane 2 kompjutra , dhe Veliaj si ‘ showman’ qe eshte del ne fotografi..
          Ketu po diskutohet NESE KETO KOMPJUTRA JANE BLERE ME LEKET QE U FITUAN NGA GJYQI KUNDER ATI QUMESHTORIT TE PDs.

          Mbi kete fakt te genjeshter ( se bashkia ne asnje rast nuk ka thene qe keto kompjutra u blene me leket e gjyqit) ngrihet shkurdhaku dhe ben HUMOR OPOZIKAR.

          Kjo histori eshte shume e qarte.. MEQE PO GENJENI JU PORT-HALET e majta…….. do genjejme dhe ne PORT-HALET e djathta..

          kurse ti si debil qe je me tregon fotografite.. qe askush nuk i ve ne dyshim.

          trumut

          1. ti qeke mut i teri or kar me zile , o te qifsha lejfenin dhe gjithe lejfenat e ripickes

  1. Reforma e re Territoriale e ka vendosur këtë qytetth, si një zonë pilot, që në bashkim me disa komuna do të krijojë një njësi funksionale, shumë më efektive sesa më parë. Për kryetarin e bashkisë së Urës Vajgurore, Syrja Ormënaj, kjo është e mundshme prej kapaciteteve, që posedojnë. Por, nga e thëna në të bërë ka një rrjedhë të madhe para dhe e ardhmja s’është aq e lehtë. Një nga qytetet më të reja të Shqipërisë e ka filluar jetën e vet nga fshati me emrin Qelbësirë, sot lagjja “Guri i Bardhë” në qytet, ndërsa mëton në të ardhmen emrin antik Dimal..

  2. Haha,

    Lali Eri sum sheqeri hahaahah

    O ca gallate.

    Ne kete kazan mediatik tnoemal qe i bojn fresk lali erit

    Sidomos vendime plot e perplot me ilaritet te gjykatesve te dhjere nga vetingu…

    Keta rilindasit te dhjesin gazit

  3. Varja lali k… Mua me beri pershtypje emri qesharak i gjyqtares “Regleta”. Me thote mendja se duhet te vije nga prinder shume injorante. Pse mendoj keshtu. Prindet e saj fshatare injorante do kene degjuar per Operan Rigoleto, por si te paditur, gdhe, nuk e shqiptojne dot Rigoleto dhe e kane “perdredhur” ne Regleta. Na mbyten fshataret. Fshataret ne qytet atdheu ne rrezik.

  4. Se kish eshte Simboli i falsitetit e din edhe me idioti i vendit.Po mediat te jene kaq kriminale,te neveritshme dhe perverse e katunare,kjo eshte mizore.Mediat ne Shqiperi Jane berlloku i vendit.E turpshme.Jo qe Jane médiocre po Jane edhe te felliqura Edhe une e ju presim gazetare nga Morr Baze e Top Gjirizi………….??????!!!!!!!!!

  5. Te pakten sic duket nga ngazellimi prej pederasti ” turbullina shpirtnore” i ka kalu ne turbulline bythore

  6. Po ky kopili ures vajgurore, azhdon me shfaqjen e rradhes. Kujton qe po genjrn fdhatardt e teheranes te dehur nga gjiza dhe rskia. Tothuu rrace e poshter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *