• |
ide | kryesore

Dako: Nuk jap dorëheqjen edhe po të vihem nën hetim nga prokuroria

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako nuk do të japë dorëheqjen edhe nëse Prokuroria ngre akuzë ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen 339.

“Do vazhdoj të jem kryetar, pse do jap dorëheqjen? Akuza nuk është asnjë gjë. Nëse Gjykata të fut në burg, ti automatikisht ikën nga kryetar bashkie” – tha Dako në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Dako u pyet edhe nëse do të kandidojë sërish në Qershor 2019 për kryetar të Bashkisë së Durrësit. Kryebashkiaku deklaroi se nuk ndihet i lodhur për të rikandiduar, megjithëse këtë e vendosin strukturat e Partisë Socialiste. Megjithatë, ai u shpreh i gatshëm për të rikandiduar, por theksoi se mund të jetë edhe në ndonjë pozicion tjetër politik. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Nje grusht por burre I beri te flasin me vete te gjithe,nuk denohet njeri se I permendet emri nga te tjeret,vetem prova te rras brenda ne burg,jo lidhjet qe I ben saliu dhe luli,kur te filloj avduli te flase me emra,pastaj do thoni e bleu Dako dhe rama.

  2. Alibistet e partise, edhe ne portal pregatisin te aredhmen e procesit te pergjimit te droges. Shihni kete prokuror rilindas se si e shtjellon, qe a thua se ne pergjim per allishverish vote, e blerije nuk eshte ”xhuxhi, Te pa pare ,,,,,banditi therret kapeni banditin,,,ketyre seshte me per tu besuar sepse e dhane proven se kane dy vjet qe nuk kane pranuar per keto akuza, qe sot u bene realitet, Drejtesia e shitur dhe e blere edhe mund te beje deformime, e kapercime faktesh, por me ardhjen e zbulimit gjerman me aeshive e dokumenta qe do ju cjerrin masken,,,,si do e gjeni justifikimin o bandite rilindas.

  3. Arbri ne gjermani po flet per bosin e 630 kg e droges ne maminas,basha nen akuze per lajmerimin qe I beri kulicit me shoke,por gjermani erdhi I tregoje kush jane duroni dhe pak skiftera

  4. Sa te kesh -partine-te forte dhe qe te mbron ajo, mos e caj fare trapin o -xhushi-po nje dite do vet sakrifikohesh ose do te sakrifikoje partia sebashku me udheheqsin ty per idealet e partise.

  5. Sa te Gezuar skifteret,maloket,dobicet sot luli I ka lumturuar,nuk futet ne burg njeri me llafet e lulit,vetem prova ta rras brenda,lexoni kabllogramin e Ambas amerikane e vitit 2009 kur luli min I jashtem liroi nga burgu kriminele ne zgjedhjet parlamentere dhe me vone I shperbleu,ky dokum thote qe parlamenti I mbushur me bandit,ju skiftera e dini kush ka qene ne pushtet saliu I dashuri juaj per jete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *