• |
ide | kryesore

“E di kush janë, por nuk i paragjykoj”, perla e Dakos për trafikantët e drogës

Lajme, Të fundit



Vangjush Dako ka habitur këtë mbrëmje në studion e Opinion, kur është përpjekur të tregojë se është fare normale të kërkojë mbështetjen e trafikantëve të drogës për të mbledhur vota. I vënë nën presion nga paneli në studio se ai është në dijeni të njerëzve të cilëve iu kërkon ndihmë, Vangjush Dako lëshoi një perlë.

“E di kush janë, por nuk i paragjykoj njerëzit unë” tha Dako, që sapo kishte shpjeguar se kush janë dy personat e arrestuar nga policia për trafik droge.

“Niçja është një qytetar i Durrësit, nga ky grupi që është arrestuar. Aty thonë duhet të ketë qenë para zgjedhjeve. Në çdo takim i falenderoj njerëzit që kanë qenë në takim, faleminderit njërit, faleminderit tjetrit” tha Dako që u pyet se kush është Astriti.

“Astriti është vëllai i Niçes” vazhdoi Dako duke u justifikuar për mbështetjen që i merr këtyre personave. “Kjo është politika, nuk jemi në kohën e Enverit. Ai bën një luftë për mua, fiton vota, kontribuon. Mos t’ia bëj një telefon unë? Tashi ne mos bëjmë fushatë?”

 

 



2 Comments

  1. Sepse TURPI apo NDROJA, nuk ekzistojne ne fjalorin e Ridhitjes!!!!!!
    Shallvaret, hallatet perjashta, kulisat dhe mashtrimi – po!

  2. Me thuaj nje kryetar Bashkie qofte dhe ne afrike qe kapet ne telefonata me kriminele e drogaxhinj dhe pergjigjet pa pike turpi si puna jote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *