• |
ide | kryesore

Europa League/ Radha e Milan, Arsenal, Chelsea e Sevilla të tregojnë forcën

F1, Sport



Futbolli i madh Europian nuk ndalet me Champions League, sepse në fushë të enjten në mbrëmje do të zbresin të tjerë gjigantë. Milan, Chelsea e Arsenal, por edhe Sevilla, Lazio e Marseille janë gati të tregojnë forcën në Europa League. 24 ndeshje të vlefshme për 12 grupet e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm Europian do të përfshijnë gjithë kontinentin në zjarrin e emocioneve të futbollit.

Askush nuk gabon ndër pretendetët e mëdhenj. E në fakt, nuk mund të ndodhë kaq shpejt, ndonëse një pjesë e mirë e tyre luajnë me linjat e dyta në fazën e grupeve. Arsenal me shumë mundësi nuk mund ti lejojë vetes një luks të tillë, kur zbresë në fushë kundër Sporting në Lisbonë. Portugezët vijnë nga dy fitore, ashtu si edhe Topcinjtë, e kjo ndeshje vendos shumë për vendin e parë në grup.

Mund të thuhet e njëjta gjë për kuqezinjtë e Milan, në Grupin F, sepse Betis vërtetë ka dy pikë më pak në renditje, por kërkon kualifikimin dhe është forca e dytë e grupit. Asgjë nuk i pengon spanjollët të mendojnë befasinë në San Siro, duke shpresuar që humbja në derbi të ketë lënë gjurmë tek italianët e Gattuso.

Marseille e Lazio nuk do të kishin menduar në fillim se do të kishin këto pozita në Grupin H, që po udhëhiqet nga Frankfurt. Tekniku Simone Inzaghi ndoshta ka edhe përgjegjësi për një turnover të dukshëm në Europa League, që i ka sjellë rezultate të pamenduara dhe 3 pikë në renditje, por të besuarit e Rudi Garsias, ish-trajneri i Romës, kanë vetëm një barazim në dy ndeshje dhe përballjen me Lazion e shohin si një derbi. Ndeshje për të mos u humbur, sidomos për francezët që do të mbeteshin të pashpresë për kualifikim.

Ekspertja e turneut, Sevilla, nuk mban në grupin J pozicionin që shpresonte, e mundur në sfidën direkte me Krasnodar. Për spanjollët nuk është në rrezik vetëm vendi i parë, por edhe kualifikimi, duke qenë se Standard ka tre pikë dhe luan kundër rusëve. Në këtë pikë, për Sevilla është detyrim fitorja kundër Akhisarspor.

Nuk ka problem Chelsea në Grupin L, me dy fitore në dy ndeshje, e me një sfidë me BATE në shtëpi për të luajtur. Formacioni i Sarrit ka mundësinë të lëra pas barazimin e vuajtur me United, duke siguruar kalimin e grupit me fitoren e tretë në Europa League.

Prezentë në ndeshjet europiane edhe për tre shqiptarë, Ansi Agolli me Qarabag, Thomas Strakosha me Lazio dhe Eros Grezda me Rangers…

KALENDARI I NDESHJEVE
Europa League – Group A
18:55 AEK Larnaca – Ludogorets Razgrad
18:55 FC Zuerich – Bayer Leverkusen
Europa League – Group B
18:55 RasenBallsport Leipzig – Celtic
18:55 Salzburg – Rosenborg
Europa League – Group C
18:55 FC Koebenhavn – Slavia Prague
18:55 Zenit St. Petersburg – Bordeaux
Europa League – Group D
18:55 Anderlecht – Fenerbahce
18:55 Spartak Trnava – Dinamo Zagreb
Europa League – Group E October 25
18:55 Qarabag FK – Vorskla
18:55 Sporting CP – Arsenal
Europa League – Group F
18:55 Milan – Real Betis
18:55 F91 Dudelange – Olympiacos
Europa League – Group G
21:00 Rangers – Spartak Moscow
21:00 Villarreal – Rapid Wien
Europa League – Group H
21:00 Eintracht Frankfurt – Apollon Limassol
21:00Marseille – Lazio
Europa League – Group I
21:00 Besiktas – Genk
21:00 Sarpsborg 08 – Malmoe FF
Europa League – Group J
21:00 Sevilla – Akhisarspor
21:00 Standard Liege – FC Krasnodar
Europa League – Group K
21:00 Jablonec – FC Astana
21:00 Rennes – Dynamo Kyiv
Europa League – Group L
21:00 Chelsea – BATE Borisov
21:00 PAOK Thessaloniki FC – Vidi FC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *