• |
ide | kryesore

Flet Vangjush Dako: E vërteta e telefonatës me “Niçen” e Shijakut për votat

Lajme, Të fundit



Kryetari Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është pyetur në studion e emisionit “Opinion” për telefonatën me Altin Avdylin nga Shijaku i njohur nga prokuroria me nofkën si “Niçja”. Dako habiti të gjithë në studio kur pranoi se e dinte që ata kishin qenë të dënuar, por tashmë sipas tij janë “qytetarë model”.

“Niçja” është një qytetar i Durrësit me të cilin kam folur dhe që është një nga këta që është kapur. Kam folur me këtë pas zgjedhjeve. Për ta falënderuar. Ai lufton për mua më jep vota dhe unë të mos i bëj një telefon? Astriti është vëllai i Niçes.

Ku e di unë se me ça merrej ai. Nëse ka info policia dhe le të merrej me të. Mua nuk më ka thënë njeri gjë që ky merrej me aktivitete të paligjshme. E di që kanë bërë burg. Tani është rikuperuar dhe është qytetar i mirë” – tha Dako.

Biseda e Dakos me Niçen

Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
0692099300: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
0692099300: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
0692099300: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ca ka? Ka ndonjë gjë?
0692099300: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…
Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
0692099300: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
0692099300: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…



2 Comments

  1. Ose ky ka marr kot e nuk di cthote, ose keta qe e degjojne jame cmendur te gjithe.
    Dmth mqse ky paska nevoje per vota, qenka e ligjshme te flase me gjithe kriminelet e durresit dhe shijakut.
    Dmth ky vetem kerkon vota, dhe ne kembim nuk jep gje!!!
    Ju jeni ca legena, me ne krye kryelegenin Rama, ca felliqesira, hajdut ordiner qe vazhdoni e beni karshillek.
    Vazhdoni keshtu, provokoheni kete popull, se kur te plas do e kuptoni tamam ku jeni.
    E bete krimin e organizuar me krahe, hani e pine me eksponent te krimit , dhe tani pas 5 vjetesh, kur te huajt jua vune lakun ne fyt, beni sikur po e luftoni.
    Dakon e di gjithe Durresi me ke rri e pine kafe gjithe diten, kurse vete Dako nuk di me se merren keta qe rri.
    Nje peshtyme eshte pak per ju, qelbesira politike.

  2. Lul Berishen(qe duhet te ishte denuar me vdekje) e nxorre nga burgu per ta bere “qytetarë model”?
    Me ndihmen e Edvin Rames,luftuat edhe qe t’mos i konfiskohej pasuria,qe te behej “qytetarë nderi”!
    Ekziston ndonje”rilindas”,qe nuk eshte perzier me llumin e shoqerise shqiptare?
    Kryerilindasi Edvin Rama flet per dëmet e alkolit,por kurre per dëmet e droges!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *