• |
ide | kryesore

Ka një arsye të fshehtë pse Manchester United nuk mund t’a shesë Pogba…

Sport



Paul Pogba është në qendër të të gjithë situatave problematike të Manchester United, por megjithatë duket imun nga cdo shqetësim. Pak si e paqartë, duke qenë se edhe lojtarë që e kanë patur koston e kartonit më të lartë, kur janë gjendur në konflikt me trajnerin apo klubin janë nxjerrë në shitje pa u menduar gjatë.

Në rastin Pogba ka dicka për tu shpjeguar, që justifikon sjelljen e Djajve të Kuq ndaj francezit. Kartoni i lojtarit i kalon 100 milionë euro e sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, nuk janë motivet teknike që bllokojnë shitjen e Pogba. Problemi është ekonomik dhe pak lidhet me vlerën në treg të tij. Largimi i francezit do të krijonte një gropë në arkat e klubit anglez, atë të sponsorve.

Nga sa tregon tabloidi britanik, sponsorat që mbulojnë me ar Manchester United nuk e shohin aspak me sy të mirë lamtumirën e mundshme të Pogba. Francezi në këtë moment shihet si një nga motivet kryesorë për të cilin kompanitë vendosin ti bashkojnë imazhin e tyre Djajve të Kuq. Pogba është një nga futbollistët më të famshëm në botë, përfaqëson Francën e ka fituar Botërorin. Një emër që i shton vlerë marketingu një brand universal sic është United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *