• |
ide | kryesore

Ligji i ri/ Pijet energjike si alkoli, gjobë për ata që ua japin të miturve

Lajme, Të fundit



Mazhoranca po voton në Kuvend, ndryshimet në ligjin që synon të mbrojë të miturit nga përdorimi i pijeve alkolike. Në ndryshimet thuhet se pijet energjike dhe dhe të gazuara me shumë sheqer do të konsiderohen njëlloj si pijet alkolike. Qëllimi i ligjit është parandalimi i pasojave shëndëtesore nga konsumi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara me sheqer të shtuar.

Në ligjin e ndryshuar tashmë ndalohet ofrimi i pijeve energjike për të miturit nga personat madhorë që i shoqërojnë, qoftë në lokale nate, qoftë në dyqane dhe në këto raste parashikohen gjoba deri në 30 mijë lekë për të rriturit.

Konsumimi i pijeve me kafeine qe premtojne “energji” eshte rritur ndjeshëm ne I0 vitet e fundit. Sipas studimeve, pijet energjike përbëjnë 20% të produkteve ushqimore që gjenden në treg. Me rritjen e pranisë së tyre në treg, po aq i lartë është edhe rreziku toksik nga taurina ose mbidoza nga kafeina.



1 Comment

  1. po ligji per qirjet dhe perdhunimet energjike qe bejn monstrat e edvinit ndaj te miturve kur do te del.apo ju qojn per sevap rilindasit femij te mitur,nen me bij te mitur,motra vullnetarisht per perdhunim rilindasve roshi,frrok,ndok,xhelil,rrahman e regjep rraja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *