• |
ide | kryesore

Lojërat e fatit/ Braçe zbulon kërcënimet: Do merremi me fëmijët tuaj

Lajme, Të fundit



Në seancën e sotme ku pritet të votohet ligji për lojërat e fatit, deputeti socialist Erjon Braçe, zbuloi se disa mesazhe kërcënuese kanë ardhur në telefonin e tij.

“Unë dhe kolegët e Komisionit të Ekonomisë i kemi dëgjuar të gjithë. “Ti dhe ju po i hiqni bukën fëmijëve të mi, dhe ne do merremi me fëmijët tuaj”. Mesazhi standart i dërguar në telefon. Kam një përgjigje për atë dhe ata: Kush nga ju mendon se ne jemi të dobët, po bën gabimin e jetës. Nuk e bëni dot atë ligj, nuk do e votoni dot. Ja do ta shihni. Ata që mungojnë sot këtu kanë një përgjegjësi të madhe për hapjen e lojërave të fatit. Ne nuk tërhiqemi nga betejat tona. E bëmë ligjin, do e votojmë sot,” – u shpreh Braçe nga foltorja e Kuvendit.



6 Comments

  1. Sa patetik qe jane mer zot, “ata qe s’jane sot ketu kane pergjegjesi se i hapen kurse ne po i mbydhim”, po votoje o lale kush te ka ndalu kto 5 vjet?

  2. Sikur lexova nje lajm me poshte qe në Mars kishte oksigjen te mjaftueshem per mikrogjallesat dhe mendja me shkoi te Braçja, Balla, Veliaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *