• |
ide | kryesore

“Nuk do i kërkoj dëshmi penaliteti votuesve” Vangjush Dako shpjegon bisedat me të fortët e Shijakut

Lajme, Të fundit



Vangjush Dako pranoi se në zgjedhje kërkon mbështetje nga të fortët. “Nuk do t’i kërkoj dëshmi penaliteti votuesve” tha Dako në studion e Opinion, kur u vu përballë përgjimeve të prokurorisë, në bisedat me të arrestuarit për trafik droge, pjesë e grupit të Shijakut.

“Jam kryetar i bashkisë së Durrësit. Pushtetit më buron nga vota dhe për të marrë votën do komunikoj me çdo qytetar. Unë marr listën e zgjedhësve, shkoj dhe takoj çdo njeri që ka reputacion ose i famshëm i asaj familjeje dhe ka mundësi të më ndihmojë për zgjedhjet. Marr sa emra ka kjo familje 20 – 30 veta dhe marr kontakt me personat për t’i kërkuar punën që do bëjë.

Vangjush Dako njeh të gjithë Durrësin, unë kur kërkoj votën nuk shoh as diplomë as dëshmi penaliteti, kërkoj vota. Kemi fol në fushatë elektorale, nuk i kam parë përgjimet nuk e di çfarë janë, por jam i bindur që kam fol me qytetarët në zgjedhje” tha Dako.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *