• |
ide | kryesore

Përgjimet me “trafikantët e Shijakut”/ Si u rrëzuan alibitë e Dakos në “Opinion”

Kryesore, Lajme



“Unë flas më të gjithë qytetarët e Durrësit. Nuk ka bir kurve që flet më shumë se unë në telefon!”

Më këto fjalë kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako justifikoi në fillim të emisionit “Opinion” telefonatat e zbardhura me elementë të bandës së Avdulajve të Shijakut të cilët janë arrestuar nga policia të akuzuar për trafik droge.

Me këtë frazë, Dako kërkoi të bindte opinionin publik se ai ishte i hapur me të gjithë qytetarët dhe se numri i tij i telefonit 0692099300 është i hapur për të gjithë. Por, e vërteta doli krejt ndryshe më pas, pasi ishte vetë Dako që rrëzoi alibinë e tij.

Së pari përgjimet e prokurorisë tregojnë se nuk janë vetëm qytetarët që e telefonojnë kryetarin e Bashkisë së Durrësit, por edhe ky vetë i merr në telefon “për t’i falënderuar”.

E tillë është telefonata që Dako ka bërë me “Niçen” e Shijakut (tashmë i arrestuar) të cilit i kërkon takim.

Niçja: Hë kryetar, hë vllai./ 

Dako: Niçe, ku je?/ 

Niçja: Këtu vërdallë…/ 

Dako: Ku është Astriti?/ 

Niçja: Ka lëviz një çikë”./

Për këtë telefonatë Dako u justifikua se po e falënderonte për punën e bërë në zgjedhje dhe se nuk e kishte idenë për problemet e tij me ligjin.

“Niçja” është një qytetar i Durrësit me të cilin kam folur dhe që është një nga këta që është kapur. Kam folur me këtë pas zgjedhjeve. Për ta falënderuar. Ai lufton për mua më jep vota dhe unë të mos i bëj një telefon? Astriti është vëllai i Niçes. Ku e di unë se me ça merrej ai. Nëse ka info policia dhe le të merrej me të. Mua nuk më ka thënë njeri gjë që ky merrej me aktivitete të paligjshme” – u justifikua Dako, por që vetëm 1 minutë më pas “ra vetë brenda” pasi e pranoi që e dinte për problemet e tyre me drejtësinë, por tashmë i konsideron “qytetarë të rehabilituar”.

“E di që ka bërë burg. Tani është rikuperuar dhe është qytetar i mirë” – tha Dako duke lënë të gjithë me gojë hapur.

Së dyti del se Dako u ka kërkuar bashkëpunim personave me precedentë penalë dhe për këtë ka qenë në dijeni. Përgjimet kanë zbuluar që personat nën hetim bënin edhe pazare për vota duke i thënë njëri tjetrit: “Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë!”

Kryebashkiaku i Durrësit u mundua të gjejë një tjetër justifikim: “Ore dhe mua më marrin vetë dhe më thonë vetë: “A do na japësh ndonjë lek për votën?” Ky është muhabet kot. Pse për bisedat e këtyre do jap përgjigje unë? Atyre u duket vetja kushedi çfarë janë dhe mburren: “Flas unë me Vangjushin. Ta zgjidh unë”.

Poblemi i tretë kryebashkiakut të Durrësit është një tjetër dokument i publikuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, pjesë e dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku zbardhet një përgjim telefonik mes njërit prej personave të arrestuar si pjesë e bandës së trafikut të drogës me qendër në Shijak dhe Vangjush Dakos.

“Jasin Kala alias “Cine” nga Shijaku i shkruan SMS- Dakos: “Shif se do vijnë FNSH, këtu te unë. Kështu më thanë. Cini jamë”. Dako i ka kthyer përgjigje se është në Itali.

Në këtë mënyrë u rërzua edhe alibia e tretë e Dakos se ai flet me qytetarët vetëm për zgjedhjet. Ky përgjim tregon se bashkëpunimi vazhdon dhe se si kryebashkiaku i Durrësit “u zgjidh hallet” votuesve të tij të ndershëm.

©LAPSI.al



15 Comments

  1. Vangjush Dako mund te jete zhytur ne mut deri ne gryke. Dhe une e besoj kete. Por mbreme ne TV shqiptare une nuk lexova fakte e nuk ndegjova ndonje gje te paligjeshme, moralisht edhe mund te kapet Vangjushi por ska gjykate ne bote qe e denon Vangjushin me ato qe lexova mbreme. Per mua me politikanet e koruptuar duhet perdorur metoda e eleminimit si vitingu ne drejtesi. Nuk e justifikojne pasurite qe kane vene. Te zhduken nga skena politike shqiptare

    1. Nuk ka fakt tjetër më domethënës për portretin politik e moral të këtij “xhuxhit” kryetar bashkie të Durrësit, sesa deklarimet idiote se “duartë e mija janë akullore”, “unë jam supermen” apo “nuk ka bir kurve që flet më shumë se unë ne telefon (me mafien)” për të kuptuar se me çfarë specie debili kemi të bëjmë. Mendoja se kampionin e debilëve të ripjelljes e mbante xhuxhi tjetër i Ramës, Tao-tao, po me këtë intervistën e tij , Gjushi i theu të gjitha rekordet.
      Duke e dëgjuar në Opinion, cilido shqiptar me një llogjike normale besoj se ka bërë pyetjen, po ku e ka gjetur gjatoshi kryeministër këtë personazh të rrallë që ta bëjë kryetar bashkie të qytetit të dytë më të madh në Shqipëri ????????
      Nëse Edi Rama që e mban këtë torollak afër e kërkon ta mbrojë, po të kishte një fije dinjiteti e qoftë edhe zgjuarsie, duhet që të mjaftohej me këto deklarata prej hamalli injorant të portit të Durrësit, të ndihej i turpëruar e më së paku ti kërkonte menjëhere dorheqjen.
      Puna është se ky xhuxhi ka të njejtën retorikë harbute si shefi i tij.
      Të njejtat gënjeshtra të trasha e flagrante si ai. Të njejtat paturpësi që për marrëzitë e budallallëqet që flet e bën, ti quaj si cilësi.

  2. Prova jo lloqe per konsum audjence llafet I mer era,nuk futesh ne burg me llafet e lulit,fushata ka filluar,luli kujdes dokum e dash se amerikanet nuk bejn shaka,nuk pranojne raport mjeksor ata,te ka bere mire ushqimi me luge floriri te fejesa e zenit,250 mije euro shpenzime,ku vetingu luli?

    1. Por cfare krimi eshte ky? Berisha ka bere nomin me votat! Berisha ka vrare! Nuk kane pune tjeter Blendi dhe Ylli por merren me Dakon per nje gje kot! Kane bere krime te tjera Dako dhe te tjeret!Zhurme dhe asgje tjeter! Tani edhe Andi ju bashkua korit te kukuvajkave qe qajne per parajsen e humbur! Cfare humbesish injorante mban Shqiperia! Mungon Ari dhe Zigurr Qarri?

  3. Vazhdon komedia, dhe politikucet ferkojne duart. Komedine e bejne mediat e kazanit e te legenit bashke… Te kap hidherimi kur laexon: Rrezohet ailbeu i Taupalles!!! Rezohet alibitha e xhuxhit, dhe te gjithe hajdutet jane ne pushtet e shkaterrimi e vjedhja vazhdon. “Na e rrofshin,siç po na e rruajne”thnone ata dhe kane te drejte. Komedia tragjike vazhdon. Halera!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *