• |
ide | kryesore

Përplasen tifozët e Marseille e Lazio: tre të plagosur, dy italianë

Sport



Një betejë e vërtetë, e shkurtër në kohë por shumë e dhunshme dhe impresionuese, duke parë numrin e personave të përfshirë ka ndodhur në mbrëmjen në Marsiglia, me protagonistë qindra tifozë të Olimpique Marseille e Lazios, në vigjilje të sfidës së Europa League në Velodrome.

Sipas dëshmitarëve të cituar nga e përditshmja lokale La Provence, “italianët ishin veshur krejtësisht me të zeza dhe disa prej tyre ishin të armatosur me shkopinj dhe thika”.
Janë përballur mes tyre rreth 160 persona, pikërisht përpara Centre-Bourse, një zonë komerciale pranë qendrës Canebiere e Portit të vjetër.

Policia, që ishte bërë gati për një ndeshje me rrezikshmëri të lartë, përdori gaz lotsjellës për të shpërdndarë grupet e tifozëve. Bilanci është tre të plagosur lehtë, dy nga të cilët italianë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *