• |
ide | kryesore

Rama: Shumica e pronarëve të lojërave të fatit me precedentë kriminalë

Lajme, Të fundit

Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi se shumica e pronarëve të pikave të basteve janë persona me precedentë penale.

Teksa u ndal gjerësisht tek efektet pozitive që do të sjellë ligji për ‘Lojërat e fatit’, i cili pas 31 dhjetorit do të mbyllë pikat e basteve dhe kazinotë, Rama thumboi edhe opozitën.

Kryeministri tha se për asnjë arsye në botë sot opozita nuk mund të mungonte në Kuvend, përveçse marrëzisë.

“Shumë nga pronarëve të basteve janë me precedentë penale. Siç e theksoi edhe kryetari i komisionit të Ekonomisë është e pavërtetë ajo çka është trumbetuar me të madhe gjatë kësaj periudhe se pas operacionit ‘Fund i marrëzisë’ marrëzia nuk është mbyllur. 5 mijë pika të paligjshme operojnë në vende qindra miliona lëvizin aso kohe jashtë të gjithë kanaleve të ligjit. Ajo që ne bëjmë sot është kundërpërgjigja e duhur ne emër të një shoqërie të prekur nga ky fenomen që sjell sëmundje dhe q ë ka përhapur një kacer social në të gjithë territorin për shkak e ka qenë i tëri jashtë kontrolli të duarve të vetme që qarkullojnë këtë veprimtari. Nga ana tjetër kemi qenë në këtë sallë kur kemi bërë përpjekjet e parë për të parandaluar kazinotë elektronike. Dhe jemi të gjithë, të paktë ata që ishin të pranishëm në sallë gjatë mandatit të parë të vetëdijshëm se nuk ia dolëm dot të votojmë në bllok. 68% e lojtareve aktiv që janë në botën e basteve e kanë nisur lojën nga 10-15 vjeç. Kjo mjafton për të qenë të gjithë të bindur se ky vendim nuk është vendim i PS për socialistët. Por është vendim ku për asnjë arsye në botë s’mund ta mbante përveç marrëzisë opozitën jashtë kësaj salle sot. Është një vendim i cili ka një dobi të jashtëzakonshme dhe të shumanshme. I dobishëm për të mbrojtur ekonominë dhe familjen”, u shpreh Edi Rama.

3 Comments

  1. Tashti po na thote se pronaret e basteve e kazinove qenkan me precedence . Atehere, deri sot perse i shfrytezove, e i perdorevetem per taksat qe tua vidhje, apo si kontigjente? Pasi irane petet lakrorit, i doli dhe ketij boja,,,,,mashtrues, e bashkepunues me hajnat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu