• |
ide | kryesore

Sot ligji i teatrit në Kuvend, Basha: Vija e kuqe për demokracinë

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha i qëndroi edhe njëherë deklaratës së tij se çështja e teatrit është ‘vija e kuqe’ për demokracinë në vend. Në një konferencë për shtyp kryedemokrati tha se opozita do të qëndrojë në krah të qytetarëve dhe do të jetë kundër vendimit të qeverisë, që sipas tij është bërë njësh me krimin.

Reagimi i Bashës erdhi kur sot në Kuvend do të miratohet rrëzimi i dekretit të presidentit Ilir Meta për ligjin për Teatrin Kombëtar nga mazhoranca.

“I qëndroi plotësisht deklaratës që kam bërë. PD dhe unë e konsideroj këtë ligj antikushtetues dhe provë të qartë sesi shteti ka marrë krahun e grabitëse të drogës. Përballë nuk kanë vetëm opozitës por edhe ata artdashës që i përshëndes. Në një anë kemi interesin publik dhe nga një anë interesave kriminale që përfaqësohen nga oligarkët dhe nga deputetët e Ramës në Kuvend, një pjesë e mirë e tyre të ardhur me votat e kriminelëve. Ne do të kundërshtojmë me të gjitha format dhe mënyrat në krah të qytetarëve. Teatri do të jetë vija e kuqe për ne”,  – u shpreh Lulzim Basha.



6 Comments

  1. Lere teatrin ne rrjedhen e vet,por shiko dokumentat e dash amerikan,ke ndonje pergjigje per parate e pista qe ke lobuar me firme ruse

    1. Ligji eshte dokument zyrtar, mund ta lexojne te gjithe cfare cmenduri eshte.

      Keto dokumentat e DASH per para te pista jane me ndonje hetim zyrtar?! Apo jane te sufllaqet e Fuges?

  2. Bizneset e familjes dhe pse ne opozite zoterote t’u shtuan e shumuan ne keto 5 vjet te Rilindjes keshtu qe nuk ke pse ankohesh.Milioner ishe ne pozite e miliarder u bere ne opozite.Kot te therrasin Lul deshtaku se ti dole shume po shume i mencur

  3. Lapanjoze, disinformatore, e helmues te se vertetes, kuqale, me lekure demokracie,,,,,,sa te peshtire qe jeni ju o ridhjeresat e partise qelbesire, vini e na beni propagande te qelbesit tuaj, qe ka marre ere tere vendi nga bemat qe kane dale, e ato qe do dalin. Na thoni interesin e palloshit qe pse kerko ti beje ato ndertime me parate e tjeter kujt, e sa e ka fitimin, qe ai din shume mire ne kete fushe se ka eksperiencen e bashkise. Per kete po luftohet nga opozita, qe ju zagaret e hajduteve e mashtrueseve na shpifni per biznese, e para te Bashes,,,si thoni,,,, nuk do ia nxirrte hajduti tuaj padrejtesite e fitimit nese i ka bere? Pra ju jeni llumi e kerrma e shpifjes, sepse tashme jeni te falimentuar ne cdo fushe, e s;keni perspektive tjeter, vetem para se te shporreni te mbushni thaset e tia mbathni, ashtu sic e beni zakonisht. Bastarde me te poshter se rraca kuqale nuk paska patur ne kete bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *