• |
ide | kryesore

Të paekspozuarit zbardh përgjimet origjinale/ Ja ç’bisedonte Dako me bandën e Avdulajve

Arkiva, Kryesore



Emisioni “Të Paekspozuarit” ka arritur të zbulojë dhe të publikojë këtë të enjte bisedat që zhvillon kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako me pjestarë të bandës së Avdylajve pak ditë para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Në emisionin e Ylli Rakipit janë treguar dy nga mbi 20 bisedat që mendohet se janë në dosjen e prokurorisë që mban numrin 339. Dako del një herë kur trafikantët flasin për të dhe herën tjetër kur ai me numrin personal të celularit që përfundon me shifrat 99 300 i telefonon numrit 2 të grupit, Altin Avdyli (që e thërrasin Niçja) në 26 qershor 2017.

Dyshimet që lindin nga këto biseda janë se ai e ka përdorur bandën shijakse të trafikut të kokainës për qëllime elektorale të PS-së duke vërtetuar kështu tezën e opozitës se Rilindja i ka toleruar bandat duke kërkuar si këmbim ndihmën e tyre në zgjedhje.

Prej më shumë se dy vitesh PD insiston se në përgjimet e nisura nga Gjermania, për të cilat prokuroria shqiptare ka filluar çështjen në Dhjetor 2016 ka dalë edhe emri i kryebashkikaut të qytetit të dytë më të madh në vend.

Lexo me tej:

Përgjimi i Avdylajve/ Thuaj Vangjushit ti japim ndonjë lek që të votojnë

Dokumenti/ Berisha nxjerr dosjen e prokurorisë: Përgjimi që është fshehur për Dakon

Vetë kjo dosje që mori emrin “NR 339” ka një odise të veçantë. Ajo fillimisht iu caktua prokurorit Anton Martini. Por në kohën kur ende Adriatik Llalla ishte kryeprokuror ai u shmang, u emërua në Shkodër dhe dosja ra në duart e Besim Hajdarmatës që ishte njëkohësisht edhe shefi i Prokurorisë për krimet e rënda.

Por, pasi kamikazja Arta Makru u vendos në krye të institucionit të akuzës me votat e PS, ajo jo vetëm e shkarkoi Hajdarmatajn nga drejtues, për ta zevendesuar me shoqen e saj D. Prela, por duke e transferuar i hoqi atij nga duart edhe dosjen ku dilte emri i Dakos.

Ajo ia caktojë atë dy prokurorëve të tjerë Dritan Prençi dhe Vladimir Mata. Dhe papritmas kjo dosje me mbi 30 mijë faqe, që vetëm për të lexuar fizikisht do kërkonte javë të tëra, brenda 10 ditësh u çua në gjykatë…..

Por ndërkohë ç’kish ndodhur?

Për Vangjush Dakon, gjoja për të hetuar më thellë, u hap dosja 339 /1 dhe kështu emri i tij u tentua të mbahej i fshehtë për të mos goditur politikisht qeverinë.

Pikërisht materialet ende sekret të 339/1 kanë ‘rrjedhur” deri tek emisioni “Të Paekspozuarit”.

Natyrisht me aq sa u shfaq sonte në mbrëmje, ato nuk përbëjnë një provë fajësie për dakon për të cilin opozita kërkon arrestimin.

Por ato janë një njollë e tmershme politike për Rilindjen që i provohet një tjetër lidhje me bandat e trafikut të drogës dhe një pistë që nëse do të kishte vërtet një drejtësi të pavaruar, do të hetonte për ndikimin që bandat e trafikut kanë pasur në zgjedhje.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Po pse, njerezia duhet te priste qe te degjinte telefonatat e Gjushit me llumat e Shijakut qe te bindej se kjo mazhorance eshte zgjedhur me pushket e partizaneve moderne????!!!

  2. po ju kazanet pra lubonja,bushati,shkullaku qfare prisni ,pse nuk oastroni mitin nga kazanet e muti jan mero baze,muq nano,mingjozi,vangjeli,artan lop hogja,anila basha,vasjari,dy nazarkot,baton hagjiu,etj.

  3. Po normal prokurore bythqira ka plot martini mata etj sumshkerdhyma si ardian nezha gent osmani.. pse ka vujt noi her vendi per muta???

    Kta jane ndyresira…lene mo stafi i arta artistesh vari karin komplet me ata bastarde ordinere

    Ca pret kur modeli shembulli eshte edi rama. Shif ramen ca niveli kari ka…. shif at sumshpumin fugen…ate sumsheqerin e gran rapids lali erin qe edhe po ti bosh mutin ne goje ta lepin bythen. Ca pritet nga ky soj rilindasish bastarde

  4. Po emrat e dy deputeteve miq te ngushte te Gjushit pse nuk i nxirrni sepse ata me votat e ketyre trimave u zgjodhen

  5. Luli duart me gjak,luli duart me mil euro,luli ne dokum e dash,luli firme per shitjen e detit,luli ushqehet me luge floriri ne fejesen e zenit dhe karmines,luli I kosoves me argiten per llogari te serbeve,luli I gjumit ne bashki,luli hyn ne qeveri po tani ku do te shkosh o kaqol,babalja mbaroi,me dakon ke pune vella

  6. PLehrate rilindjes si ipaemer’ LULI,,,,,LULI,,, ashtu eshte se ka mese dyvjet qe po cirret se bandat rilindase e moren pushtetin me blerje votash, me parate e droge, dhe ja tek jemi,,,,,, a jane te verteta? Ka duvjet qe po cirret e duke ju thene se jeni pushtet i droges, po kjo a ka dale, qe jeni tetere mafie e gjalle ne pushtet, bashke me ju kaushe te psikopatit…. E cdoni me o vampire, gjak pires si baballaret tuaj qe te beni e keni bere. Pandershmeria e tufes suaj qelbesiste po i kushto shtrenjt ketij populli me varferimin nga dita ne dite, sepse me marifetet tuaja mashtruese po dini si ta rjepni popullin,Fundi eshte afer, por mos u mbuloni me me maskat e mashtrimeve e alibive tuaja,,,kjo trego se shterruat e skeni kapacitet qe te drejtoni shqiptaret..

  7. Kujt ja thua toma,xixa I pd mban fjalime te lapsi se I duket sikur eshte ne forumet e pd si komunist I vertete.ne burg te fut prova jo llafet e lloqet e lulit dhe ju skifterave te lapsit,o lul kopsit nje dosje te vetme dhe shkoji deri ne fund.ty keshtu ta kopsiten dosjen e rr se kombit dhe ti shpetove me procedure,dosjen e 21janarit ta fshiu saliu keto quhen prova,jo gjushi qe flet ne tel nuk te denon njeri me lloqe kavaje

  8. Car vend muti ku gjushi antikapat fizikisht dhe torrollak eshte super miliarder i pari durrsit edi psikopat drogaxhi dhe impotent (e ka verifiku vete me dokumenta ne gjygjin per atsin e t birit)eshte i pari shqiprise

  9. Lapsi mos censuroni komentet,ju hiqeni si te pa anshem,por arit zigurit xixa ja botoni me bresheri,por kabllogramin per lulin nuk e mbuloni dot,dhe luget e floririt qe ushqehen enveristat e pd nuk I mbuloni dot,behuni te lire

  10. Luli dhe luga e floririt,zeni dhe vin Martini,osmani i kazinove,saliu dhe gazidede,Agim shehu,kulici,lumneshi,il mulleti,gerdeci,21janari,viti97

  11. Këto komentet e zhabave të ripjelljes, ngjajnë me ate historinë e kurvës që krihej kur shtëpia po digjej.
    Të gjitha mediat, edhe ato të kapura nga Rama japin lajmet për grupet kriminale mafioze të lidhura me “kuadrot” e ripjelljes, e këta bëjnë kuak-kuak për Lulin e deri Gazideden e ndjerë.

  12. Ty mor kar qe ngordhjen e gazidedes na e quan te ndjere,me qe nuk te pelqeka e kaluara e afert,po te flas per lulin sot,rr kombit mil euro vjedhje,nxjerja nga burgu per zgjedhjet,shitja e detit,21janari me 4 te vrare,4 vjet K bashkie ne gjume duke shitur leje ndertimi,luli ushqehet me luge floriri bashke me saliun dhe zenin ne darke fejese me fature 250 mije euro ketyre ju dhemb shpirti per te varferit do me o rrote kari o skifter i mjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *