• |
ide | kryesore

Video/ Fitojnë të gjithë pretendentët përveç Milanit, e tani Gattuso rrezikon pankinën

F1, Sport



Europa League ka dhuruar një mbrëmje me shumë gola dhe emocione, ku kanë fituar të gjithë pretendentët përvec Milanit. 69 gola në 24 ndeshje, ku rezultatin më të thellë e shënoi Sevilla, 6-0 ndaj Akhisarspor për Grupin J.

Milan është befasuar në shtëpi nga Betis Seville, duke e rrezikuar shumë tashmë pankinën e Gattuso. Pikërisht kur tekniku kishte marrë besimin e drejtuesve, vjen rrëzimi në shtëpi, me një skuadër të paftë të reagonte ndaj dy golave të spanjollëve.

Cutrone në fund nuk mund të shmangte dot humbjene shëmtuar në San Siro, që bëhet e dyta radhazi pas asaj në derbi kundër Inter.

Pa problem për të tjerët: Arsenal e Chelsea nuk diskutojnë kundërshtarët e tyre. Topcinjtë fituan në transfertën e Sporting me një gol të Welbeck, duke ruajtur 100% fitoret në Grupin E, ndërsa mbeten me 6 pikë portugezët e Lisbonës.

Loftus Cheek ishte protagonisti absolut në Stamford Bridge, në fitoren 3-1 të Chelsea përballë BATE. Sulmuesi i siguroi fitoren e tretë në tre ndeshje Sarrit, skuadra e të cilit vazhdon performon në nivele të larta, edhe me linjat e dyta.

 

REZULTATET E NDESHJEVE
Europa League – Group A
AEK Larnaca 1 – 1 Ludogorets Razgrad
FC Zuerich 3 – 2 Bayer Leverkusen
Europa League – Group B
RasenBallsport Leipzig 2 – 0 Celtic
Salzburg 3 – 0 Rosenborg
Europa League – Group C
FC Koebenhavn 0 – 1 Slavia Prague
Zenit St. Petersburg 2 – 1 Bordeaux
Europa League – Group D
Anderlecht 2 – 2 Fenerbahce
Spartak Trnava 1 – 2 Dinamo Zagreb
Europa League – Group E
Qarabag FK 0 – 1 Vorskla
Sporting CP 0 – 1 Arsenal
Europa League – Group F
Milan 1 – 2 Real Betis
F91 Dudelange 0 – 2 Olympiacos
Europa League – Group G
Rangers 0 – 0 Spartak Moscow
Villarreal 5 – 0 Rapid Wien
Europa League – Group H
Eintracht Frankfurt 2 – 0 Apollon Limassol
Marseille 1 – 3 Lazio
Europa League – Group I
Besiktas 2 – 4 Genk
Sarpsborg 08 1 – 1 Malmoe FF
Europa League – Group J
Sevilla 6 – 0 Akhisarspor
Standard Liege 2 – 1 FC Krasnodar
Europa League – Group K
Jablonec 1 – 1 FC Astana
Rennes 1 – 2 Dynamo Kyiv
Europa League – Group L
Chelsea 3 – 1 BATE Borisov
PAOK Thessaloniki FC 0 – 2 Vidi FC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *