• |
ide | kryesore

Zgjerohet RENEA, gjermanët do të drejtojnë një njësi të re

Lajme, Të fundit

Reparti RENEA do të zgjerohet. Ky është vendimi i marrë nga Ministria e Brendshme pas një marrveshje të lidhur me policinë Gjermane.

Burime për ‘News24’ thanë se përvec një këshilltari gjerman  që do të merret me çështjet strategjike dhe një oficer gjerman ndërlidhës ndihma gjermane për policinë shqiptare do të jetë më e madhe.

Brenda repartit RENEA prej rreth 120 efektivësh do të ndërtohet edhe një njësi tjetër e veçantë e drejtuar prej oficerëve gjermanë të cilët do të japin eksperiencën e tyre si në teknologji ashtu edhe në stërvitje. Kjo njësi pritet të inagurohet javën e ardhshme nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur, shkurt RENEA,  janë forcat më elitare te Policisë së Shtetit dhe ka në vetvete punonjësit e policisë më të përgatitur. Reparti është i përbërë nga ndërhyrës, snajper, alpinistë, zhytës, një njësi e vogël Kinofile dhe Logjistike. Kjo njësi e re pritet që të rrisë Rolin e RENEA-s dhe ta aftësojë më tepër këtë repart elitë në ndërhyrjet ndaj elementëve të rrezikshëm kriminalë.

4 Comments

  1. Nuk mund te jene jerrrmanët ne kete pozicion prane pollisisë shqipetare.
    Sepse shkaktaret e dy herë luftrave boterore. Dhe si te tille te kapitulluar pa kondita dy here. Nuk ka morrall qo history.

    1. O xim o te qifte derri bythen me kar gomari. Ku ti gjesh gjermont o sumqim se gjermoni i bo gol ene rilindjes ene lul sumqimit ja shkerdhen sumen.

      1. o gjermoni fashisto-nazist, mesazhin e ke mbush me qifsha e te bofsha. nuk e kuptoj cili eshte mendimi yt mor tru tallash.

  2. Praktikisht ky shtet ka shpallur falimentim! Amerikanet qe jane ne Drejtesi e Gjykata, italianet qe jane ne kufi e porte/aeroporte, gjermanet qe do te drejtojne punen e Reneas….
    Kurse Ridhitja merret me shallvaret e Kumandarit Legjendar
    T’rroj’ Partia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu