• |
ide | kryesore

Zv.ambasadori amerikan: Nuk ka viza për zyrtarë të korruptuar ndërsa për Gjin Gjonin…

Lajme, Të fundit



Gjatë fjalës së tij në një aktivitet në Fakultetin e Drejtësisë, zv.ambasadori i SHBA në Tiranë, Daniel Koski ka thënë se SHBA do vazhdojë të mbështesë shtetin ligjor në Shqipëri. Ai u shpreh gjithashtu se SHBA do të vazhdojë t’iu refuzojë vizat zyrtarëve të korruptuar.

“Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin. Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë” – tha Daniel Koski ndër të tjera.

“Vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake.

Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un” – tha numri “2” i ambasadës amerikane. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Si vendoset statusi “gjywtar i korruptuar”? A eshte Meta gjyqtar i korruptuar? Se Lu nuk e sqaroi mire…
    A eshte Beqja zyrtar i korruptuar? Po Balla, Dako, Veliaj, Bushati…. .?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *