Fëmijët bëjnë gjithnjë si e ndjejnë dhe pak lidhje ka dëshira e prindërve. Nuk është një rast, kur fëmijët e kampionëve të futbollit kanë idhuj apo bëjnë tifo për rivalët apo skuadrat kundërshtare të të atit. I fundit i reshtuar nga ana e kundërshtarëve është i biri i Lionel, Thiago Messi, që ndërsa ndiqte nga tribuna me argjentinasit sfidën mes Barcelonës e Inter, vizatonte logon e Juventus.
Video e filmuar nga dikush pas numrit 10 të Barcelonës u bë menjëherë virale, por në këtë pikë Messi duhet të jetë i lumtur, që ta paktën i biri nuk zgjodhi Real Madrid, apo Cristiano Ronaldon. Nuk është për t’u anashkaluar fakti se me bardhezinjtë luan CR7…
Pikërisht portugezi ka parë të birin Cristiano Junior të deklarojë se ka idhull rivalin e madh të CR7, Lionel Messin, të cilin me sportivitet Ronaldo ia prezantoi, në një nga eventet ku ishin së bashku.
Po ashtu edhe djali i Leonardo Bonucci është tifoz i zjarrtë i Torinos, skuadra rivale e qytetit e Juventus, me të cilën luan qendërmbrojtësi.