• |
ide | kryesore

Ancelotti e ka seriozisht: “Është momenti ta kthejmë kampionatin në jug”

Sport



Carlo Ancelotti, tekniku i Napolit, nuk dëshiron të reshtë së befasuari e ëndërruari. Champions e kampionat ky Napoli po befason në të gjithë planet dhe kundër Romës është thirrur tashmë në cështje për një provë maturie. Në një grup të hekurt në Champions, me Liverpool e PSG, Ancelotti po bën diferencën, por duket se kaq teknikut nga Reggiolo nuk i mjafton. Në një forum të organizuar nga Mattino di Napoli, tekniku nuk heziton të bëjë premtimin: “Është koha të sjellim titullin në Jug”.

“Jam shumë i lumtur kur skuadra luan mirë. Sigurisht është momenti të sjellim titullin në Jug, do të isha shumë i lumtur”. Tekniku tregon edhe si lindi idea për ti ndryshuar pozicionin Insigne, lëvizja e vërtetë fituese e pjesës së parë të sezonit: “Doja të mbroja në mënyrë tjetër – shpjegon tekniku – e duke hequr Lorenzo nga detyrat difensive. Kështu është më i qartë para portës”. Për Ancelotti nuk është vetëm aftësi dhe kualitet skuadre, por edhe cështje mentaliti: “Këta djem ishin të frikësuar nga forca e kundërshtarit, tani arrijmë ti administrojmë më mirë këto situata. Por duhet të rritemi akoma e do ta bëjmë kur të fitojmë vetëvlerësimin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *