• |
ide | kryesore

Basha kërkon hetim tjetër: Arta Marku e Donika Prela do mbajnë përgjegjësi (FOTO)

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka kërkuar një hetim tjetër për operacionin kriminal, sikurse e quajti planin e kryeministrit Rama, për të shtrirë në të gjithë vendin bashkëpunimin me krimin.

Basha ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me ish-kreun e Bashkisë Kavajë Elvis Rroshi dhe kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ndërsa shton më tej se ky i fundit është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet sipas Bashës është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë.

Kryedemokrati paralajmëroi Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe drejtuesen e prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela se nëse prishin provat do mbajnë përgjegjësi.

“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka pasur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti.” – u shpreh Basha.



9 Comments

  1. Leconi kabllogramet amerkane per lulin ne elbasan qe liron kriminelet per zgjedhjet e 2009 te kuptoni provat nga lloqet,luli me luge te florijte ja kaloi dhe enverit,ky komunist e bir komunisti

      1. pse te vjen keq ty kur ai te thote qe eshte bir komunisti ? Jo vetem bir komunisti por dhe sigurims me damke. Keto jane fakte..

  2. Kodi 1234 eshte I nje te burgosuri per droge ne elbasan,por luli e nxorri per votimet dhe sot punon si skifter te shqupi I lesit,Mami dhe motra punojne per skifterat e tjere

  3. Prototipe, sigurimesish, perte bere shpifje, e krijuar alibi, si keta kuqalet rilindas komentues. qe duan ti veshin kostumin e tyre te poshtersirave Bashes, duket qarte ne interpretimin vokobolar qe jane pergatitur e udhezuar qe te hidhen ne sulm, me cfare do llafi e shpije sepse shkojne me teorine e tyreqe” shpif, e shpif, se dicka mbetet, kjo eshte metoda e ketyre pocave te droges qe na komentojne e shpifin pa oreks ,,Ju, zagare, hidhni nje plesht qe te na duket luan, e transformoni keto ngjarjet e soteme qe jane koke e kembe te partise, e qelbesirave tuaja, si tys tymi qe kujtoni se do ia hidhni bithes,,,por me kot se kjo pune nuk eshte me ne doren tuaj mafioze, por ne aleatet qe e duan shqiperine pa hajdute, drogmena, mashtrues e kuqale. Po ju afrohet fundi qe tepsia e kalbur nga poshtersite te shkoi nga ardhi, ne plehrat e historise bashke me ju kerrmat e saj.

  4. Xixa spostin e harron perdore se te ndihmon,kur flet ti per shpifje qe luli dhe saliu yt jane te lindur per shpifjen te mesuar ne shkollat e komunizmit e sigurimit,prandaj supostin nga bytha dhe te ben te shohesh me qarte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *