• |
ide | kryesore

Champions/ Dzeko MVP, goli më i bukur është ai që pritej

Sport



Dy gola e një asist mund të vlejnë një fitore për 3-0 ndaj Cska Moskë, vendin e parë në grupin G të Champions League, por vlejnë njëkohësisht edhe trofe individual. Në fakt, Uefa ka vlerësuar Edin Dzeko si lojtarin më të mirë të javës për faktin që ushte vendimtar në suksesin e Romës në Olimpico. E nëse në kampionat sulmuesi boshnjak e ka të vështirë të shënojë, në Champions ëshjtë golashënuesi më i mirë bashkë me Messi në kuotën e 5 golave.

Pak dyshime kishte në fakt për golin më të bukur të mbrëmjes, pas asaj që bëri Angel Di Maria në minutën e fundit shtesë në Parc de Prince. Goli i 2-2 në Paris Saint Germain-Napoli është vlerësuar si goli më i mirë i javës. E majta e harkuar e argjentinasit ka kaluar në renditje, golin me parabël të Marcelo kundër Viktoria Plzen (asist me takë i Gareth Bale) për 2-0 provizor dhe goditjen precize të Bernardo Silva që vendosi 3-0 e Manchester City ndaj Shakhtar Donetsk.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *