• |
ide | kryesore

Conte lirohet nga Chelsea: ka gati akordin me Real

Sport



Cështja gjyqësore që I ka interesuar jo vetëm palëve në konflikt, më saktë Antonio Conte dhe Chelsea, por edhe Real Madrid, që mezi priste të rejat nga Gjykata e Londrës. E në fakt është firmosur zgjidhja e kontratës sportive: Antonio Conte është i lirë nga Chelsea dhe I ka dhënë fjalën Real Madrid. Deciziv do të jetë “El Classico” i të dielës: në rast të një rezultati negativ, për Florentino Perez do të bëhet i pashmangshëm shkarkimi i Julen Lopetegui, që nuk është aspak i qetë duke e ditur se merengues kanë biseduar me teknikun italian.

Prej disa ditësh alternativë për pankinën e Real ishte edhe Laurent Blanc, porn ë orët e fundit Conte ka fituar terren me dhomat e zhveshjes së Los Blancos: pas OK të Sergio Ramos, ka ardhur edhe miratimi i Courtois, portieri i cili pati një finale sezoni të stuhishëm tek Chelsea, pak muaj më parë. Kështu që deciziv është përfundimi i Real-Barcellona të dielën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *