• |
ide | kryesore

FIFA, Gianni Infantino: “Botërori i Katarit do të jetë më i miri i historisë”

Sport



Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ishte shumë optimist gjatë vizitës në Katar, vendin ku do të luhet Botërori i ardhshëm.

I ardhur për të parë nga afër ecurinë e punimeve në imptiantet sportive, Gianni Infantino tha se ishte shumë i kënaqur me atë që vuri re gjatë kësaj vizite zyrtare.

Në pak më shumë se katër vjet, Botërori do të hapë dyert e tij në vendin e Gjirit Persik. Presidenti i FIFA-s beson megjithatë se veprimtaria do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë. “Do të jetë Botërori më i mirë i historisë,” tha lideri i qeverisë së futbollit botëror.

Tre muaj pas përfundimit me sukses të Botërorit në Rusi, përfshi edhe aspektin financiar më shumë vende pune të krijuara dhe fitimit neto për t’u nënvizuar, Infantino shpreson se Katari do të jetë në të njëjtën linjë pavarësisht organizimit kontrovers të punimeve në vend mbi të cilat rëndojnë dyshimet për punë të paligjshme, punëtorë të vdekur në vendet e ndërtimit dhe një klimë që ende ngre pyetje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *