• |
ide | kryesore

Flamurtari-Teuta, barazinë perfekte e prish vetëm…

Sport



Ndajnë mesin e renditjes në një barazi pothuaj perfekte. Kur Flamurtari e Teuta të zbresin në fushë për javën e parë të fazës së dytë të kampionatit ka vetëm dicka që i diferencon: 14 pikë për dy formacionet, madje edhe me golavarazh të njëjtë, 9 gola të shënuar dhe 7 të pësuar për të dyja skuadrat. E megjithatë vlonjatët qendrojnë më lart në renditje, në vendin e 5, vetëm falë suksesit në fazën e parë.

“Luajmë një ndeshje të barabartësh – tha tekniku i kuqezinjve Ilir Daja në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes. Kemi pikë të barabarta, kemi golavarazh të njëjtë, por shpresoj që si ndodhi në fazën e parë, të përsëritet edhe tani”.

Një fitore për ta nisur fazën e dytë ashtu si mbylli të parën është misioni i kuqezinjve, në një situatë delikate, ku shanset e titullit janë kompromentuar ndjeshëm.

Performanca e kuqezinjve nuk është se ka qenë mbresëlënëse, edhe kundër Tiranës, por Daja beson se gjërat do të ndryshojnë. Nuk preferon të flasë për mungesat tekniku i vlonjatëve, që të paktën në vijën e parë të sulmit ndihet i kompletuar. Danilo Alvesh shënoi golin deciziv në ndeshjen e fundit, në bashkëpunimin e Alesio Hysenit, por braziliani ka bindjen se Flamurtari ka më shumë alternativa për të realizuar, rëndësi ka vetëm fitorja…

Kuqezinjtë do të kenë avantazhin e të luajturit në shtëpi, përpara se të udhëtojnë drejt Kukësit, ndaj dhe kjo ndeshje shihet si tepër e rëndësishme për ecurinë e skuadrës, që synon të arrijë zonën europiane të renditjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *