• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohen dy sende të rralla të Mbretit Zog në Shtëpinë e Ankandeve në Londër

Dossier



Studiuesi Erald Kapri ka publikuar foto të objekteve të rralla të Mbretit Zog, të cilat gjenden në shtëpinë e Ankandeve në Lodër. Ai shkruan se “Etore Bugatti, prodhuesi i famshëm i makinave, nxori në fund të viteve ‘20 një model mbretëror makine që e quajti Bugatti Royale. Ai prodhoi vetëm 6 makina të tilla, nga të cilat vetëm 3 u shitën për familje mbretërore.

Postimi i plotë

Zbulohen dy objekte të rralla të Mbretit Zog në Shtëpinë e Ankandeve në Londër

Një shtëpi ankandesh në Londër “The saleroom” ka zbulur dhe nxjerrë në shitje dy objekte të rralla të Mbretit Zog. Bëhet fjalë për një nga spaletat e uniformës së tij mbretërore dhe stema e makinës mbretëtore të një Bugatti Royale që Zogu nuk e gëzoi dot.

Etore Bugatti, prodhuesi i famshëm i makinave, nxori në fund të viteve 20 një model mbretëror makine që e quajti Bugatti Royale. Ai prodhoi vetëm 6 makina të tilla, nga të cilat vetëm 3 u shitën për familje mbretërore. Njëra prej tyre u destinua për Mbretin Zog por për arsye të panjohura Mbreti Zog nuk e tërhoqi kurrë makinën.

Por më herët ai kishte porositur stemën mbretërore të saj, një shqiponjë që mbante në supe kurorën e Skënderbeut, me metal të rëndë në bronz ari, që do i vendosej makinës sipër kofanos së saj. Për herë të parë kjo stemë, e ruajtur diku në një koleksion privat, është nxjerrë në shitje për vlerën minimale 1500 euro.

OBJEKT I RRALLE MBRETI ZOG

Objekti i dytë është spaleta e uniformës mbretërore, e cila ka një fushë të argjendtë me emblemën AZ e që së bashku me kunja lidhin edhe kurorën e Skënderbeut. Lidhjet janë me shirita argjendi ndërsa pjesa e brendshme e saj është e punuar me lesh dhe pëlhurë nga ku ka edhe mbishkrimin e prodhuesit “Unione Militare Roma”. Çmimi i spaletës është 600 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *