• |
ide | kryesore

Ftohet nga Shtëpia e Bardhë për vizitë, pritet përgjigjja e Vladimir Putin

Planet



Shtëpia e Bardhë e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin në Uashington, ka deklaruar këshilltari amerikan për siguri kombëtare John Bolton.

“E kemi ftuar presidentin Putin në Uashington”, ka thënë Bolton në Tbilisi.

Për momentin nuk dihet nëse Putin e ka pranuar ftesën.

Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump janë takuar disa herë në mbledhjet multilaterale, por kanë pasur vetëm një samit bilateral në Helsinki në korrik.

Pas takimit në Helsinki, kritikët e Trumpit, madje edhe anëtarët e partisë së tij, kanë thënë se presidenti amerikan nuk është në nivelin e Putinit.

Trump dhe Putin planifikojnë ta mbajnë një takim bilateral në Paris më 11 nëntor në margjinat e shënimit të përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *